E Shtunë, 31 Tetor 2026

'Zaman': Erdogan rrezikon fundin e karrierës

ANKARA- Me ushtrimin e dhunës në protestat e Stambollit, që lindën si shkak i shkatërrimit të 600 pemëve dhe që u kthyen në një lëvizje kombëtare kundër qeverisë, kryeministri Recep Tayyip Erdogan kreu një vetëvrasje politike, shkruan Sule Kulu, analist i gazetës së njohur turke ''Zaman''. 

''Kryeministri në pushtet prej 11 vitesh ka bërë atë që opozita nuk po arrinte ta bënte prej kohësh, pasi ka krijuar një opozitë të re të përbërë nga masat popullore madje dhe nga ata të cilët e kishin mbështetur në të kaluarën'', shkruan Kulu. 

''Nëse ai nuk i kthehet linjës prodemokratike, atëhere kjo mund të sjellë rrëzimin e tij nga pushteti. Stambolli, vendi i lindjes së tij politike, mund të kthehet në vendin e vdekjes së karrierës së tij'', thekson ai. 

Sipas analistit, kryeministri ''iu largua linjës së tij prodemokratike gjatë mandatit të tretë që filloi në qershor 2011''. 

Shtypi opozitar turk ka rikujtuar një thënie të tij të 20 viteve më parë, sipas së cilës ''demokracia është si një autobus, nga i cili mund të zbresësh kur të duash''.
(m.a/ansa/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›