Berisha-Ramës: Je analfabet në ekonomi, reforma e ligje, mos u merr me xhaketën time

POGRADEC- Pogradeci ka qenë ndalesa e radhës e Partisë Demokratike. Në këtë qytet janë prezantuar kandidatët për deputet në zgjedhjet e 23 qershorit.
Kryeministri Berisha ka premtuar hapjen e 250 mijë vendeve të reja të punës përpara këtyre banorëve dhe trefishim të granteve për bujqësinë.
“Ne ia dolëm të ruajmë rritjen ekonomike në Shqipëri, që Shqipëria të jetë ndër të paktat vende me ulje të papunësisë, në 250 mijë vende të reja pune sepse kemi rritur me dy dhe 3 herë bizneset e mesme dhe të mëdha. Hoqëm çdo taksë mbi kapitalet, mbi çdo makineri që ju duhet bizneseve për prodhim. Kjo do sjellë shtimin e investimeve vendase dhe rritjen e investimeve të huaja nga 4 në 6 milionë dollarë”, tha ai.
Një ndër sektorët që do hapte vende të reja pune, sipas Berishës ishte ai energjetik. Vetëm në Pogradec, Korçë e zonat përreth, siç tha ai do ndërtohen 60 të tillë.
“Sot qeveria që drejtoj ka firmosur me sektorin privat kontrata për ndërtimin e 363 HEC-eve, vetëm në qarkun tuaj do ndërtohen 60 HEC-e, me investim prej 300 milionë eurosh, me kapacitet të barabartë pothuajse me Fierzën. Kjo është Shqipëria që po ndërtojmë ne. Ne do bëjmë gjithçka për të siguruar punë për çdo shqiptar, që gratë dhe burrat e Pogradecit të begatohen gjithnjë e më shumë”, tha ai.
Duke sulmuar alternativën e majtë, Berisha tha se Rama përfaqëson sharjet e shpifjet kolektive.
“Rama ka 2 muaj që bredh me autobusin mavi nëpër Shqipëri. Alternativa e tij së pari është alternativa e sharjeve, shpifjeve dhe mashtrimit, në një vend i quan mësuesit injorantë, në një vend tjetër robër dhe skllevër, në një vend tjetër nxënësit i quan dele. Në një takim tjetër policët i quan banditë, në tjetrin qytetarët i quan robër. Këtu nuk është fjala e sharjeve ndaj Sali Berishës se ato ia hedh të gjitha në kazan nuk kam ndonjë të keqe, por fyerjet kolektive janë të papranueshme”, tha kryeministri.
Berisha më tej tha se, Rama është analfabet si në ekonomi, në reforma ashtu edhe në ligje.
“Shtylla e dytë e programit të tij ka nxjerrë krye, analfabetizmi total në ekonomi, reforma dhe ligje. Vëllezër çfarë po deklaron ai. Thotë do t’ju ul taksat 95% të shqiptarëve dhe se paratë do ua marrë 5% të shqiptarëve. Tani i nderuar shoku i autobusit mavi mësoje se është A-ja e çdo ekonomie të lirë, ekonomia e një vendi të lirë nuk rritet kurrrë nga lart poshtë, kjo është injorancë. Ekonominë e rrit klasa e mesme e këtij vendi, ata që zgjohen pa gdhirë dhe punojnë deri natën vonë për mirëqenien e familjeve të tyre, jo 5% që urren ti me psikologjinë e dajave të tu”, shtoi ai.
Berisha e ftoi kryesocialistin të çlirohet nga komplekset, të mos merret me xhaketën dhe autoveturën e tij, por të paraqesë alternativën e tij tek qytetarët.
“Kolona e tretë e programit të tij për ju janë sharjet ndaj Sali Berishës, shpifjet dhe trillimet, por një gjë do t’i them, se i bën mirë. Në 2009 unë nxora një urdhër, ndalova kryeministrin, ministra e me radhë të mos përdorin për fushatë mjetet publike. Unë mora makinë me qera, atij iu duk helikopter, dhe vinte ju thoshte juve që po bëj fushatë me helikopter. Tani e njëjta makinë i duket si autoblind, cdo ditë ju thotë kryeministri ecën me blind, është e njëjta makinë që po rend nga mitingu në miting, nga fushata në fushatë që ti nuk e ke më, më e forta është se kjo xhaketë i duket si parzmore, ato janë parzmore, ti je i humbur sic ke qenë deri më sot, edhe me këmishë të jem ti je i humbur, je i mundur je i pashpresë. Qytetarët presin nga ty alternativa dhe jo xhaketën, këmishën apo autoveturën time. Presin t’ju zgjidhësh problemet, presin të çlirohesh nga komplekset”, tha kreu i qeverisë.
BODE: RAMA DO TA KTHEJË SHQIPËRINË NË REPUBLIKË BANANESH
Kandidati për deputet në Pogradec, Ridvan Bode ftoi qytetarët e Pogradecit të firmosin me PD kontratën e një bashkëqeverisje të re me votën e tyre të 23 qershorit.
“E dimë se ju kërkoni dhe prisni më shumë nga ne, ne jemi të bindur që ju meritoni më shumë se sa kemi arritur. Programi ynë është kontrata jonë e re e bashkëqeverisjes, pas 23 qershorit, kur ju të firmosni me votën tuaj. Pas 20 ditësh ne do të votojmë për këtë, ne jemi alternativa e qytetarit, e rrugëve, shkollave dhe spitaleve të reja, alternativa e rritjes së rrogave, e zhvillimit të ekonomisë dhe biznesit”, tha ai.
Teksa sulmoi alternativën e Ramës, Bode u ndal tek taksa progresive, me të cilën sic tha ai, Rama synon ta kthejë Shqipërinë në republikë bananesh.
“Përballë nesh kemi pinjollin bllokmen që bllokimin ka për alternative dhe rritjen e progresive të taksave. Rama bllokoi statusin, kjo strategji e tija, tani që dëmi iu bë vendit, votoi tre ligjet. Kjo është ndihma që Edi Rama i jep vendit e shqiptarëve, ai ka punuar dhe mendon çdo çast për bllokimin dhe izolimin e vendit. Është bllokuesi i zhvillimit ekonomik të vendit”. “Ai është taksoman i pandreqshëm, rritja e taksave është platformë e kodoshëve që duan të falimentojnë rivalët e tyre. Do ta kthejë Shqipërinë në banane republikë”, vijoi Bode.
KADILLI: MË SHUMË PUNË E MË PAK TAKSA
Kandidati tjetër për deputet në Pogradec, Fatbardh Kadilli premtoi para patriotëve të tij se me qeverinë e Sali Berishës për pogradecarët do ketë më shumë vende pune dhe më pak taksa.
“Qytetarët e Pogradecit e ndjejnë përmirësimin e jetës nga qeverisja e kryeministrit Berisha. Sot jam krenar që Pogradeci po ndryshon. Në këtë qytet ka më shumë investime të huaja dhe vendase, më shumë biznese të turizmit në qytetin tonë, ky është më shumë punësim e fitim për ju. Ne do të bëjmë edhe më shumë, përpara për më shumë vende pune, zhvillim, për më pak taksa”, tha ai.
(m.a/BalkanWeb)