E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, Gruevski takon Ahmetin dhe Thaçin për qeverinë



Kreu i qeverisë së re Nikolla Gruevski ka zhvilluar dje raundin e dytë të bisedimeve me Ali Ahmetin dhe Menduh Thaçin për formimin e koalicionit qeveritar. Tema e këtij diskutimi ka qenë formimi i koalicionit qeveritar pas zgjedhjeve të parakohshme. Kreu i PDSH-së Thaçi u shpreh se është ende herët të flitet për postet ministrore. Ndërkohë zëdhënësi i Qeverisë maqedonase Ivica Bocevski i ka cilësuar këto bisedime, si bisedime për zgjerimin e shumicës parlamentare apo zgjerim të koalicionit. Javën tjetër pritet të caktohen grupet e punës të partive politike që do të synojnë të jenë pjesë e koalicionit qeveritar. Nga zgjedhjet e qershorit, koalicioni i VMRO-DPMNE fitoi mbi 60 deputetë duke siguruar shumicën e nevojshme. Gruevski ka zhvilluar takim edhe me liderin e Partisë për Ardhmëri Europiane, Fijat Canovski.

28 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›