Zambaku i Turqisë
Hop. Për t’ia zbardh Prizrenit “fytyrën” e nxirë nga korrupsioni i Ramadanë Mujës, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi do ta shfrytëzojë si “zbardhues” kryeministrin e Turqisë, Rexhep Erdoganin, për të fituar zgjedhjet në stambollin e vogël të Kosovës- Prizrenin.
Mirë ja bën Erdoganit. Tash ka ardhur koha që Erdogani tia kthej të gjitha të mirat që ia ka bërë kryeministri i Kosovësë, përfshirë tenderët e tokës dhe të qiellit të Kosovës, deri te aeroporti i Prishtinës.
Ne jemi mësuar që të shohim liderët politikë duke shfrytëzuar vetëm fotografitë e miqve të tyre të mëdhenj.
Po, Hashim Thaçi, si gjithmonë, një hap para të gjithëve, do ta shfrytëzojë turkun e fuqishëm edhe fizikisht.
Për hatër të kryeministrit Thaçi, para zgjedhjeve lokale të nëntorit, në Prizren vjen kryeministri turk Rexhep Erdogan.
Hashim Thaçi duke e shfrytëzuar karizmën e Erdoganit dhe ndikimin e tij që ka në minoritetin turk të Kosovës në Prizren, indirekt tregon se kryeministër i turqve në Prizren është Erdogani, dhe jo Hashim Thaçi.
Prizrenin edhe gjatë luftës e ka shpëtuar dashuria turke.
Kryeministri Thaçi e ka ftuar Erdoganin në Prizren, edhe për inat të kryeministrit të Serbisë, Daçiçit, i cili është i lindur në Prizren.
Daçiçi ka shprehur dëshirë për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të Kosovës, në Prizren. Petrit Selimi nga Ministria e Jashtme e Kosovës, e ka plotësuar dëshirën e Daçiçit dhe ka thënë se lejohet që Daçiçi të votoj në Prizren, nëse e merr letërnjoftimin me vete.
Erdogani është i vetmi turk në botë që nga gazeta evropiane Europian Voice është shpallur Evropiani më i mirë i vitit 2004.
Fati i mirë ia ka mundësuar kryeministrit turk, që Evropa ta pranojë si evropian vetëm kryeministrin e Turqisë, por jo edhe popullin e tij turk.
Erdoganin e lidh shumëçka me Thaçin. Erdogani është i biri i një rojtari të detit. Ndërsa Thaçi (në mungesë të detit në Kosovë), është i biri i një rojtari të malit.
Erdogani si student ka shitur limonadë dhe simite e kulaç me fara të sesamit nëpër rrugët e Stambollit, ndërsa Thaçit ia kanë përmendur se ka shitur farmerka (jeans-a) Levi Strauss nëpër rrugët e Cyrihut.
Erdogani kur ishte student iu bashkua Lëvizjes islamike. Kur koloneli në pension, shefi i tij në punën e transportit, kërkoi nga Erdogani që ti rruaj mustaqet. Erdogani refuzoi dhe e la punën në transportin e Stambollit për hirë të mustaqeve.
Erdogani e ka provuar pak edhe burgun. Simpatitë e tij pro- islamike e dënuan në vitin 1998 me 10 muaj burg për nxitje të urrejtjes fetare dhe racore.
Për shkak se Erdogan, në qytetin Siirt, kishte lexuar publikisht një poemë islamike duke përfshirë këto vargje: “Xhamitë janë kazermat tona, kupola helmetat tona, minaret bajonetat tona dhe besimtarët janë ushtarët tanë …”.
Edhe Thaçi e ka provuar një ditë burg në Shqipëri, derisa ka intervenuar Xhavit Haliti dhe i ka dhënë urdhër të prerë Gazidedës që ta lirojnë nga burgu.
Kryeministri Thaçi në fushatën e tij në Prizren sdi a do ta përfshijë drejtorin turk të aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës Adem Jashari Mertol Genctinës, sherri i asaj aferës seksuale.
Drejtori turk i aeroportit, së bashku me Murat Dedeoglu, zyrtar i lartë në kompaninë turke Limak, në tetor të vitit 2009 ishin zënë nga Policia e Kosovës në njërën nga shtëpitë publike të Kosovës.
Turqit nuk janë si ne. Ata e duan njëri- tjetrin, prandaj ambasada Turke në Prishtinë, kish ndërhyrë urgjent te policia e Kosovës që ta heshtin skandalin seksual të njeriut të saj, por ne kurrë sdo të harrojmë se aeroporti Adem Jashari udhëhiqet nga disa manjakë seksualë që blejnë për seks vajza të vogla.
Turqit ia dine vlerën seksit, prandaj në vitin 2000, u zbulua involvimi i një numri të madh ushtarësh të KFOR-it (Prizren) në prostitucion me fëmijë. Raporti i publikuar i Amnesty International në vitin 2004 dëshmoi se trupat e KFOR-it në UNMIK shfrytëzojnë vajzat e reja për seks, dhe disa prej këtyre ushtarëve ishin të përfshirë në trafikim me vajza të vogla të moshës 11 vjeçare.
Media e Kosovës heshtte, sidomos ajo nën diktatin e UNMIK-ut. Pse? Dihet pse! As OKB nuk komentoi çështjën e krimeve të misioneve të saj në Kosovë, dhe u arsyetua duke thënë se secili vend është i obliguar ti kontrollojë ushtarët e vetë, kur ata e shkelin ligjin. Po cilin ligj, kur ata janë imun ndaj ligjit? Makrot shqiptarë i detyrojnë vajzat e reja që tu shërbejnë ushtarëve dhe policëve ndërkombëtarë.
Raporti i Amnesty International tregon se Kosova është një vend i vogël, ndaj ka pasur aty këtu ndonjë shtëpi publike, ndërsa që nga viti 1999, ushtarët e KFOR-it e kanë shndërruar Kosovën në industri të zhvilluar të trafikimit dhe krimit të organizuar seksual.
Në vitin 2003, paqeruajtësit në shtëpitë publike hapen 200 vendpunime prostitucioni. Sa herë zbulohen ushtarë e policë të OKB-së të përfshjirë në trafikimin e vajzave- fëmijë, ata nuk dënohen, sepse misionet ndërkombëtare kanë imunitet politik, ndaj nuk mund të penalizohen as për vepra kriminale.
Sipas raportit (80 faqesh) të Amnesty International, ata i janë shmangur dënimeve edhe kur janë kthyer në vendet e tyre.
Raportet ndërkombëtare e paraqesin Kosovën si vend të trafikimit dhe të krimit të organizuar. Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit (2013) dhe atij të Freedom House, përfshijnë edhe zyrtarët qeveritarë në trafikimin e qenieve njerëzore.
Presidenti rus Putin, për herë të parë në historinë e marrëdhënieve ruso- turke e vizitoi Turqinë më 2004. Që atëherë u dashurua në turkeshën (tatare) Alina Kabalyeva, balerinën të cilën as mitropoliti Amfilohije nuk arriti tia nxjerr nga zemra, prandaj për të e la gruan e tij Luden (edhe pse kjo kishte hequr dorë nga aktrimi për hirë të burrit plak).
P.S. Hashim Thaçi do të shfrytëzojë Erdoganin e gjallë që ti fitojë zgjedhjet në Prizren. E këshilluan që të mos përsëris gabimet e Veton Surroit, i cili për të fituar zgjedhjet, kishte shpërndarë gjithandej Kosovës (2008) një fotografi ku shihej krah për krah me presidentin amerikan George Bush. George Bush nuk e ndihmoi as të futet në parlament dhe partia reformiste Ora dështoi.
Pra, nuk mjafton vetëm fotografia e personit që ke zgjedhur ta shfrytëzosh për të fituar zgjedhjet.
Edi Rama e zgjodhi Tony Blair, dhe jo në kulmin e karrierës së tij, por shumë vite pasi Blair ka humbur pushtetin. Blair-i, kur e humbi pushtetin e humbi edhe Zotin, dhe për inat të Amerikës e Anglisë, dhe për hirë të gruas së tij u konvertua (protestanti u bë katolik).
Por, Edi Ramës nuk ia ka
