Zanatet, kaq të dashura edhe për të rinjtë – Leonard Manerkolli u kthye nga Londra, punon berber

Leonard Manerkolli e nisi rrugëtimin e tij në profesionin e berberit në Angli, ku emigroi prej vitesh. Duke ndjekur shembullin e të vëllait, ai u bë berber në Londër, pas shumë vitesh ai është rikthyer në vendlindje në Lezhë ku investoi për të ushtruar të njëjtin zanat.
Përvojat mes dy vendeve e ka bërë të riun më profesionist. Ai rrëfen se në Angli ka pasur klientë të të gjitha kategorive.
Ndërsa në Angli shumë shqiptarë merreshin me veprimtari të jashtëligjshme Leonardi nuk u tundua kurrë duke dhënë shembullin e një të riu shqiptar që di t’ia dalë edhe me punë dhe vullnet.
Leonardi është shembulli i një të riu shqiptar që ka zgjedhur të rikthehet e të investojë në vendin e tij duke e parë zanatin e berberit jo vetëm si një punë por edhe si një pasion të cilin ka dëshirë t’ia mësojë të tjerëve.
/rtsh.al/