Zanfina Ismaili: S'jam ende gati per martese Ilda Lumani
Ajo eshte prezente ne faqet e shtypit, qofte edhe me ndonje foto te re, e jo me kur sjell projekte te reja muzikore, apo merr edhe vleresime per te. Kjo, pasi cfaredo gjeje qe ben Zanfina Ismajli eshte lajm. Kengetarja seksi, pak dite me pare u vleresua ne Festivalin e Ohrit me cmimin e trete per hitin e saj veror "2 Minuta". Megjithate, me mjaft modesti dhe vertetesi ne kete bisede mjaft interesante, - per suplementin "Summer Time", ne gazeten "Koha Jone", - Zanfina tregon se me teper vlere ka fakti nese kthehet ne hit sesa nje cmim. Me nje axhende te ngjeshur koncertesh, e preferuar ne gjithe shtetet ku ka shqiptare, Zanfina tregon gjithashtu se eshte gati per te sjelle nje kenge te re, xhirimet e te ciles do te nisin kete jave. Por ne kete interviste do te mesoni edhe disa detaje personale qe kane te bejne sa me natyren e saj ne dashuri, aq edhe me qendrimin e saj per martesen... A eshte gati ta ndermarre kete hap Zanfina? Le ta mesojme me poshte...!
Zanfina, si do ta perkufizonit veren tuaj ne kete interviste?
Si shume te angazhuar, prenotuar me heret, dhe me shume-shume udhetime. Dhe mund t'ju them se veren me se shumti kete here e kam kaluar ne makine (Qesh). Tani bej shaka duke thene se kam bere pushime ne makine duke udhetuar ne qytete te ndryshme ku kisha koncerte.
Jeni vleresuar me cmimin e trete ne Festivalin e Ohrit. C'mund te na tregoni per te? Cfare emocioni ndjete?
Kisha pak emocione, por jo aq sa mendova se do te kisha, sepse s'ishte as paraqitja e pare ne ndonje festival e as cmimi i pare i fituar (ne karriere). Ka kohe qe i kam kaluar ''ethet''
e tilla. Festivali i Ohrit eshte tradicional dhe ka shume vite qe mbahet. Mua me ftuan te merrja pjese, sepse isha perzgjedhur nga bordi i Festivalit ta perfaqesoja Shqiperine. Kishte shume shtete pjesemarrese, nga tere Ballkani, si dhe ishte Azerbajxhani, Greqia, Turqia etj.
Cfare vlere kane per ju cmimet?
Kane nje vlere te caktuar aq sa nje dite t'ju tregoj femijeve te mi rreth eksperiencave te ndryshme te perjetuara ne keto pjesemarrje, si dhe nje cmim me shume i fituar shtohet ne
biografine time artistike.
Me shume ndihmojne cmimet apo suksesi ne koncerte per karrieren e nje kengetari, sipas jush?
Eshte ne kohen e shkuar kjo kur ndihmonte nje cmim i fituar ne karriere, tani ndihmon nje hit, nje kenge qe pelqehet shume, sidomos nga rinia, si dhe puna e pa ndalur.
Kenga "2 minuta" i ka arritur pritshmerite tuaja?
Po, deri ne nje mase po, por duke pasur parasysh qe jam kritike e madhe ndaj vetes, atehere une gjithmone pres te bej me shume se heren e kaluar dhe rralle ndonje here qe mund te them se jam e kenaqur me punen qe kam bere.
Kete vere duket sikur nuk keni qeni prezent ne Shqiperi...?
Kam qene prezente me koncerte ne Shqiperi, por une nuk jam aq prezente ne emisione te ndryshme atje edhe pse tere kohen me ftojne qe te jem.
Edhe pse ne kenge vini me ultimatume, si ne rastin e kenges "2 minuta", a jeni e tille ne jeten private?
Jam nganjehere, kur nervozohem deri ne ate gjendje qe te bej limite, por jo aq te shkurtra, sepse nuk mendoj se 2 minuta mjaftojne qe dikush te vendose per ndonje gje aq te rendesishme.
A ka ardhur koha ta avanconi marredhenien tuaj te dashurise?
Varet se a ndjen njeriu veten te gatshem per hapa madhore. Por une s'e ndjej veten te gatshme.
Cfare natyre jeni ne dashuri, tolerante... Si do ta pershkruanit veten?
Jam ashtu qe eshte paksa e veshtire te pershkruhet, por do te tentoj: nese ne ndonje sfere te jetes jam me se paku tolerante, atehere kjo padyshim eshte dashuria, por di te bej edhe
kompromis ne menyre qe te rregullohen gjerat.
Cili eshte projekti juaj i radhes?
Nje kenge, te cilen mendoj se do t'i filloj punimet javen e ardhshme.