Berisha: Edi Rama, një Don Kishot Rozeta Rapushi
Kryeministri Sali Berisha akuzoi ashper dje opoziten per qendrimin kunder ndertimit te rrugeve te rendesishme ne vend, teksa inauguroi rikonstruksionin e rruges Armath- Hamallaj- Hidrovor. Berisha tha se ka qene nje fat i madh qe ndertimi i rrugeve ne vend nuk mund te bllokohen ne parlament nga vota me 3/5. Nderkohe qe permendi, votat kunder te se majtes te dhena per rrugen e kombit, ndertimit te autostrades Tirane-Elbasan, shtesat e domosdoshme qe duheshin bere per ndertimin e rrugeve te Jugut, Levan- Vlore, Levan Tepelene, etj. “Po rruget jane interesi jetik i te gjitha shqiptareve pavaresisht nga bindjet e tyre partiake, e te gjithe atyre qe votojne, e te gjithe atyre qe nuk votojne. Te ngrihesh çdo dite kunder tyre, te besh letra te hapura te stilit te Enver Hoxhes kunder bizneseve te huaja, ben nje Don Kishot te vertete me mullinjte e eres. Por jane fatlume ata dhe vendi qe keto nuk varen nga tre te pestat, keto nuk mund te bllokohen”, - akuzoi kreu i qeverise. Por sipas tij, sa me shume ti sulmojne keta shoke investimet e reja, aq me larg i largohen pushtetit edhe deri ne vitet 30 po vazhduan ne kete menyre. Nga ana tjeter, kreu i qeverise u ndal ne menyre te veçante tek punesimi, duke e theksuar si nje nga objektivet me absolute te qeverise se tij. Berisha tha se fale politikave te qeverise, Shqiperia nuk po perjeton krizen e vendeve Evropiane. “Kjo krize ka bere qe vende jo larg nesh, ne rajon dhe ne Evrope, te kene nje papunesi mbi 23 %, nje papunesi qe me gjithe keto shifra vazhdon te rritet. Por statistikat e Komisionit Evropian qe raportojne keto nivele papunesie, raportojne gjithashtu se Shqiperia eshte i vetmi vend i rajonit ne te cilin papunesia, jo vetem qe nuk u rrit, por perkundrazi pesoi nje ulje progresive dhe kjo ju garantoj ju se nuk ka ardhur per asnje arsye tjeter, perveçse perpjekjeve tona te jashtezakonshme per te krijuar vende te reja pune. Dhe vendet e reja te punes i garanton rritja dhe zhvillimi”, - permendi kryeministri. Sipas tij, nga viti 2006 e deri me sot, ne vend jane ndertuar dhe rindertuar mbi 10 mije km rruge, ujesjelles, kanalizime e shkolla. Kreu i qeverise tha se te gjitha keto se bashku kane bere qe Shqiperia te mos kete rritje, por ulje te papunesise. “Per ne ulja e papunesise eshte qellim madhor, prandaj dhe ne ne nje prej akteve me te para pergjysmuam taksat per biznesin shqiptar. Efekti i pergjysmimit te taksave ne Durres, ne Manze, kudo ne Shqiperi ishte dyfishimi dhe trefishimi sipas qytetit i numrit te bizneseve, ishte dyfishimi dhe trefishimi i punesimit ne keto biznese dhe investime. Ne luften qe i beme korrupsionit me anetaresimin e Shqiperise ne NATO, ne ia arritem ta nxirrnim Shqiperine nga fundi i dheut ku ishte per investime te huaja dhe te rrisim ne kater vitet e fundit me 316 % investimet e huaja”, - theksoi kryeministri. Ai permendi se vetem keto vitet e fundit, Shqiperia ka marre 3.2 miliard dollare investime te huaja. Shqiptaret qendrojne ne nivelet me te larta te investimeve te huaja per fryme dhe keto investime kane bere te mundur qe ne Shqiperi te krijohen me dhjetera e mijera vende te reja pune.