Aksidenti në Shtedim, humb jetën 11-vjeçari

Një 11-vjeçar ka humbur jetën sot në një aksident trafiku që ka ndodhur rreth mesditës në fshatin Shtedim të Podujevës.
Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale në Prishtinë, ka deklaruar se, në magjistralen Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Shtedim, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja vdekjeprurëse, ku ka humbur jetën një këmbësor, mashkull 11-vjeç.
Ajo tha se, në aksident është përfshirë një veturë e tipit Golf 4 me targa të Republikës së Kosovës dhe një këmbësor.
Si pasoj e këtij aksidenti lëndime të rënda vdekjeprurëse kishte pësuar këmbësori, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar në QMF – Podujevë.
Aktualisht hetuesit rajonal të trafikut po punojnë me intensitet të shtuar për sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë sjellë deri te ky aksident tragjik.
Ngasësi i automjetit I.E., mashkull 22-vjeç, është arrestuar nga policia dhe po mbahet në Qendrën Rajonale të Ndalimit në Prishtinë, përderisa trupi viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi./Indeksonline/