E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cech, një muaj jashtë fushës

Portieri i Chelseas, Petr Cech do të mungojë për një muaj pas lëndimit të gjurit, ka njoftuar klubi anglez të premten. 27 vjeçari ishte dëmtuar në takimin e parë të fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve kundër Interit të mërkurën.

Kontrollimet mjekësore kanë vërejtur çarje të një muskuli dhe një zëdhënës i Chelseas ka thënë se reprezentuesi çek pritet të qëndrojë jashtë fushës “për tre deri në katër javë”.

Portugezi Henqirue Hilario pritet ta zëvendësojë Cechun, i cili nuk do të rikuperohet me kohë për ndeshjen e kthimit kundër Interit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›