E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zanier: Raporti i KE mundësi për dialog

VJENË- Raport progresi i Komisionit Europian për Shqipërinë duhet konsideruar si një mundësi për të nxitur dialogun politik në vend, ndërkohë që OSBE është e gatshme të mbështesë procesin e reformës zgjedhore në Shqipëri.

Këtë deklaratë ka bërë Sekretari i Përgjithshëm i OSBE, Lamberto Zanier gjatë një takimi të zhvilluar në Vjenë me ministrin tonë të Jashtëm Edmond Haxhinasto.

Nga ana e tij ministri ynë i Jashtëm u shpreh se reforma zgjedhore kërkon angazhimin e të gjitha forcave politike.

Ndërkohë Haxhinasto e njohu zyrtarin e OSBE me objektivin e Shqipërisë për të kryesuar këtë organizëm në një kohë sa më të afërt dhe të përshtatshme.

Zanier theksoi se vendi ynё mund tё kontribojё nё proceset e demokratizimit tё Afrikёs sё Veriut, me anё tё shkёmbimit tё pёrvojёs dhe praktikave mё tё mira tё pёrftuara gjatё tranzicionit tё Shqipёrisё.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›