KFOR-i dhe EULEX-i mbyllin rruget dytesore ne kufirin verior me Serbine

Forcat paqeruajtese te NATO-s dhe ato te Misionit te Bashkimit Evropian per sundimin e ligjit mbyllen sot nje nga rruget dytesore ne kufirin ndemjet Kosoves dhe Serbise ne veri. Rruga ishte hapur nga banoret serbe te cilet po mbajne te bllokuara rruget qe cojne ne dy vendkalimet e diskutueshme ne shenje kundershtimi ndaj vendosjes se doganiereve te Kosoves ne ato vendkalime.
Zyrtare te NATO-s thane se operacioni eshte veprim ne mbeshtetje te EULEX-it per parandalimin e shfrytezimit te paligjshem te rruges anesore te hapur ne afersi te vendkalimit kufitar ne Jarine dhe pengimin e kontrabandes. Paqeruajtesit thane se vendkalimi zyrtar eshte i hapur ndersa u kane bere thirrje banoreve serbe qe te heqin dore nga barrikadat e vendosura ne rruget e veriut.
Ne nje komunikate per opinion te forcave paqeruajtese thuhet se KFOR-i ka te drejte te largoje barrikadat kur rrethanat te jene te pershatshme dhe nuk do ti toleroje ato pergjithmone. Qytetaret duhet te qendrojne larg bllokadave te rrugeve dhe barrikadave dhe nuk duhet te marrin pjese ne protesta dhe veprimtari te paligjshme.
Ndersa zevendesshefi i EULEX-it Andy Sparkes ka deklaruar sot se rruget e paautorizuara i anashkalojne kontrollet e ligjshme ndersa bllokadat rrugore jane te kunderligjshme dhe nuk i ndihmojne askujt.
Protestuesit serbe kane refuzuar zhbllokimin e rrugeve duke ngulur kembe per largimin e personelit shqiptare nga vendkalimet kufitare.
Operacioni i sotem ndodhe nje dite pasi qe Komisioni Evropian propozoi qe Serbise ti jepet statusi i vendit kandidat per anetaresim ne Bashkimin Evropian duke kushtezuar nderkaq fillimin e bisedimeve per anetaresim me permiresimin e marredhenieve me Kosoven pavaresia e se ciles kundershtohet nga Beogradi.