E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamenti shqiptar debatoi mbi raportin e Bashkimit Evropian

Qeveria dhe opozita shkembyen sot kritika mbi pergjegjesite e seciles pale ndaj shtyrjes qe BE i beri kekeses se Shqiperise per marrjen e statusit te vendit kandidat. Kryeministri Sali Berisha tha se statusi i vendit kandidat u refuzua vetem prej bojkotit te opozites dhe ngercit qe u krijua artificialisht nga ky bojkot. Ai tha se qeveria beri te gjitha perpjekjet per tu afruar me BE-ne duke filluar nga rritja ekonomike dhe deri tek heqja e vizave por opozita nuk mori pjese ne punimet e parlamentit dhe nuk votoi asnje ligj per zhvillimin dhe mireqenien e vendit.

Zoti Berisha numeroi investimet ne infrastrukture reforma ne ekonomi arsim dhe investimet e huaja. Ai tha se qeveria eshte e gatshme per dialog konstruktiv me opoziten per reformat e kerkuara nga BE dhe OSBE.

Ndersa kryetari i grupit parlamentar te Partise Socialiste Gramoz Ruci tha se doreheqja e ministres se integrimit duhej te ishte reagimi me i thjeshte i qeveritareve ndaj raportit negativ qe publikoi dje BE ne marredheniet me Shqiperine sepse nuk permbushi asnje nga 12 detyrat europiane. Ai theksoi se pothuajse te gjitha detyrat nuk vareshin drejtperdrejt nga prania e opozites. Zoti Ruci tha se shkak kryesor mbetet manipulimi i zgjedhjeve dhe moskryerja e zgjedhjeve te lira dhe demokratike nga qeveria.

Bashkimi Europian shtyu dje permes raportit te publikuar nga komisioneri per zgjerimin Stefan Fyle dhenien e statusit kandidat per shqiperine sepse perparimi i saj konsiderohej i pamjaftueshem ne 12 detyrat qe iu dhane te permbushte per afro nje vit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›