E Diel, 1 Nëntor 2026

Haga kundershton kerkesen per ta ndare ne dy procese te vecanta gjykimin e Mlladicit

Gjyqtaret ne Hage kane kundershtuar nje kerkese per ta ndare ne dy procese te vecanta gjykimin e ish-shefit te ushtrise serbe te Bosnjes Ratko Mlladic i akuzuar per krime lufte.

Gjykata tha sot se ndarja e padise mund te paragjykoje te pandehurin dhe ti beje procedurat me te veshtira dhe te ngarkoje me nje barre te padrejte deshmitaret.

Prokuroret kerkuan procese te vecanta duke pasur frike se per shkak te shendetit te dobet Ratko Mlladici nuk do te jete ne gjendje te mbijetoje gjate nje gjyqi te vetem qe mbulon te gjitha akuzat kunder tij.

Ish gjenerali Mlladic 69-vjecar eshte akuzuar per genocid dhe krime lufte gjate luftes 1992-1995 ne Bosnje-Hercegovine. Ai akuzohet per krime kunder njerezimit duke perfshire planifikimin  e vrasjes te 8 mije burrave dhe djemve myslimane boshnjake gjate nje periudhe gjashte-ditore ne vitin 1995.

Ratko Mlladic u trajtua kete jave per nje rast te mundshem te pneumonise.

Nje zedhenese ne Hage konfirmoi te marten se Ratko Mlladicit i eshte dhene trajtim mjekesor ne nje spital por nuk tha hollesi te tjera.

Autoritetet e kapen ish gjeneralin Mlladic ne muajin maj dhe e ekstraduan ne gjykaten e Hages pas 16 vjetesh ne arrati.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›