E Diel, 1 Nëntor 2026

Zannier: Akuzate Marty s'rrezikojnëpavarësinë e Kosovës

PRISHTINE- Kombet e Bashkuara, sikundër edhe Rusia, presin që hetimet rreth pohimeve mbi krimet në Kosovë, përfshi pohimet për trafikim me organet njerëzore gjatë luftës, t’i zhvillojnë institucione ndërkombëtare me autoritet, citojnë mediet e Beogradit shefin e UNMIK-ut, Lamberto Zannier, të ketë thënë në Moskë.

Zannier konsideron se pohimet për krimet e udhëheqësve kosovarë nuk rrezikojnë pavarësinë e Kosovës. “Pres që qeveria e Kosovës të japë sqarimet e veta rreth kësaj lënde të ndërlikuar”, i ka thënë Zannier të përditshmes ruse “Novie Izvestia”.

Duke komentuar kërkesën e Prishtinës rreth pranisë së misionit të KB në Kosovë, Zannier ka rikujtuar se shpalljen e pavarësisë së Kosovës e kanë njohur më pak se gjysma e vendeve anëtare të KB, prandaj Kosova është e detyruar të bashkëpunojë vetëm me ato që e kanë njohur. “Ne nga ana jonë po ndihmojmë që të bashkëpunojë me të gjitha shtetet, duke vepruar në kuadër të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, po përpiqemi t’u ndihmojmë disi kosovarëve që të integrohen në bashkësinë ndërkombëtare”, citohet të ketë thënë shefi i UNMIK-ut.
(m.a/koha/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›