E Shtunë, 31 Tetor 2026

DASH: Kosovavend tranzit i drogës Afgane

PRISHTINË- Kosova është vend tranzit i heroinës së prodhuar në Afganistan e që për destinacion ka Evropën, por sipas raporteve të policisë së Kosovës bëhet e ditur se vendi përballet edhe me problemin e prodhimit të narkotikëve.

Me këtë konstatim, nis raporti vjetor i Departamentit Amerikan të Shtetit mbi narkotikët dhe problemin e trafikut të drogës në botë.

Në lidhje me Kosovën, raporti thotë se lufta kundër trafikut të narkotikëve përballet me sfida të shumta edhe për shkak të kufijve të brishtë dhe korrupsionit të policisë kufitare së Kosovës dhe zyrtarët e Doganave.

Kosova nuk është një prodhues thelbësor i narkotikëve, por raporti
e cilëson Kosovën si vend transit i heroinës së prodhuar në Afganistan që kalon përmes Turqisë dhe kokainës e marihuanës që vjen nëpërmjet porteve të Shqipërisë dhe Malit të Zi, me destinacion Evropën.

Drogat ripaketohen në pako më të vogla nëpër disa lokacione të panjohura në Kosovë dhe pastaj transportohen me automjete drejt qyteteve të Bashkimit Evropian. 

(e.m/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›