E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zapata i kërkuar

Mbrojtësi i Udineses, Cristian Zapata ka bërë të ditur se pesë klube të mëdha evropiane janë të interesuara për shërbimet e tij. 23 vjeçari i cili mund të luan si mbrojtës i djathtë por edhe në qendër ka bërë emër në Udinese ku erdhi më 2005.

“E di se Juventus, Milan, Fiorentina, Villarreal dhe Arsenal janë të interesuar. Mirëpo, ende nuk kamë paraqitur ofertë zyrtare. Nëse Udinese merr një propozim të mirë atëherë do ta vlerësojnë atë por klubi nuk është në pozitë ku duhet të më shes këtë verë” tha ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›