E Diel, 1 Nëntor 2026

Hyseni: Statusi i Kosoves, i mbyllur, tani te pavarur

Ne serine e takimeve qe po zhvillon ne Nju Jork, ministri i Puneve te Jashtme, Skender Hyseni, ka takuar Sekretarin e Pergjithshem te Liges se Shteteve Arabe, Amir Moussa.

Gjate takimit, ministri Hyseni ka folur per procesin e njohjeve dhe rendesine e intensifikimit te tyre, si dhe per rendesine e anetaresimit te Kosoves ne organizma nderkombetare, duke e ftuar dhe per nje vizite ne Kosove. Hyseni eshte takuar edhe me ministrin e Puneve te Jashtme te Republikes Sllovake, Miroslav Lajcak. Ne kete takim eshte biseduar per procesin e njohjeve dhe, ne vecanti njohjen nga Sllovakia, si dhe per procesin qe ka te beje me mendimin keshilledhenes te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise. Hyseni ne nje interviste me "BBC", referuar deklaratave te Presidentit serb, Tadiq per rinisje te negociatave me Kosoven, tha se statusi i Kosoves eshte i permbyllur dhe ai eshte shtet i pavarur dhe sovran.

Pret delegacioni kosovar rezultate me te medha ne Nju Jork?

Rezultatet e cdo fushate, sepse edhe kjo duhet te shihet si nje fushate lobimi per njohje, nuk mund te priten ne menyre instante, por gjithsesi do te vijne me vone. Ajo qe ka rendesi eshte se Kosova eshte e pranishme, ka vizibilitet te pranise se Kosoves ne OKB, ajo si te gjitha delegacionet e tjera anetare te OKB-se, ka qasje ne te gjitha mjediset e OKB-se dhe kjo i jep nje mundesi te mire te kontakteve te shumta. Po ashtu edhe presidenti edhe une do te jemi te pranishem, perpos takimeve bilaterale, edhe ne nje varg ngjarjesh qe sjellin perfaqesues nga shume vende te botes, pritje te ndryshme. Ta zeme sonte, Presidenti Sejdiu do te jete ne pritje tek Presidenti Barak Obama qe organizon per udheheqes te delegacioneve ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se.

Por zoti minister, Kosova nuk eshte anetare e OKB-se dhe ju po merrni pjese ne margjinat e Asamblese se Pergjithshme. Besoni se mund te arrini te bindni me teper shtete qe te njohin pavaresine e Kosoves?

Skender Hyseni: Absolutisht ne do te bejme cdo gje qe eshte e mundshme. Natyrisht nuk eshte e lehte. Ju e thate vete, duke mos qene anetare e OKB-se nuk eshte lehte te zhvillosh aktivitet ne OKB, sepse eshte nje numer i madh i vendeve qe ende nuk na kane njohur dhe rrjedhimisht ka edhe hezitime te natyrave te ndryshme. Por, ajo qe ka rendesi eshte se ne do te bejme punen tone. Absolutisht do te bejme te gjitha perpjekjet qe mund te behen dhe ne kete e kemi perkrahjen edhe te misioneve te tjera, te delegacioneve te ndryshme nga vendet mike. Ne fund te fundit ne nuk mund te imponojme rezultate, por gjithsesi une jam optimist per to.

Ju po beni punen tuaj. Por edhe Presidenti dhe ministri serb po bejne punen e tyre, duke lobuar per mosnjohjen e pavaresise se Kosoves?

Krejt e natyrshme. Nuk shoh asnje gje te panatyrshme. Do te ishte krejtesisht e panatyrshme po te ishte ndryshe. Sepse delegacioni serb lobon kunder pavaresise se Kosoves mua me duket krejtesisht e natyrshme per nga pikepamja e delegacionit serb. Se a eshte kjo politike e qelluar, afatgjate e Serbise, lirisht mund te them se eshte politike dhe qasje e gabuar. Por nga kendveshtrimi i politikes aktuale serbe kjo eshte krejtesisht e natyrshme dhe une s'kam asnje koment tjeter.

Perben pengese fakti qe Gjykata Nderkombetare e Drejtesise eshte duke u marre me ligjshmerine e shpalljes se pavaresise se Kosoves?

Absolutisht, absolutisht. Une e kam thene sa e sa here dhe nuk hezitoj ta them te verteten asnjehere. E verteta eshte se procesi ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise ka ndikim ne procesin e njohjeve dhe nje numer i vendeve, jo shume i madh, por gjithsesi nje numer i tyre, preferojne te presin deri ne perfundimin e ketij procesi ne GJND, duke mos e kushtezuar asnjehere njohjen e Kosoves me epilogun ne GJND. BBC: Presidenti Boris Tadiq ka thene se po pret nje vendim te GJND-se per te rifilluar negocitatat me Kosoven per te arritur, sic ka thene, nje kompromis per statusin e saj. Skender Hyseni: Statusi i Kosoves eshte i mbyllur. Kosova eshte shtet i pavarur dhe sovran. Per kete ceshtje asnjehere nuk do te kete biseda mes Prishtines dhe Beogradit. Ato te dyja mund te ndodhe te bisedojne mes vete per ceshtje te ndryshme te interesit te ndersjelle si dy vende te pavarura dhe sovrane dhe une besoj se duhet te bisedojne. Nderkaq, se do te kete negociata per statusin me lejoni te them se kjo nuk do te ndodhe asnjehere. Kosova eshte shtet i pavarur, i njohur sot nga 62 vende te botes, do te njihet nga dhjetera e dhjetera vende te tjera te botes gjate nje periudhe, besoj, jo shume te gjate dhe populli i Kosoves, qytetaret e saj, nuk kane asnje arsye te jene pesimiste ne kete drejtim. Perkundrazi, kane te gjitha arsyet e mundshme qe te jene shume optimiste, sepse numri prej 62 njohjeve eshte numer i mire. Eshte krejt ceshtje tjeter qe ne po synojme te persosuren, po synojme sa me shume dhe do te arrijme shume, por me 62 njohje sot, gjate kesaj periudhe qe nga shpallja e pavaresise se Kosoves, ajo qendron larg, larg me mire se shume vende te tjera qe kane dale nga ish-Jugosllavia ne kuptim te dinamikes, shpejtesise se njohjeve. Prandaj degjuesit tuaj te nderuar, nuk duhet asnjehere te dyshojne qe Kosova do t'i arrije qellimet e veta, por natyrisht ne kete rruge ka veshtiresi te natyrave te ndryshme, veshtiresi te pritshme e ndonjehere edhe te papritshme. Por gjithsesi Gjykata Nderkombetare e Drejtesise do te perfundoje procesin shpejt dhe ne kemi besim ne GJND, kemi besim ne paanesine e ketij institucioni te drejtesise.

Me ftese te kryeministrit Hashim Thaci, kreu i qeverise shqiptare per te dyten here ne Prishtine, ne datat 6 dhe 7 tetor


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›