Zarif Farid shef i misionit të OKB'së në Kosovë

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon ka njoftuar emërimin e diplomatit Zarif Farid, nga Afganistani, si përfaqësuesi i ri i posaçëm i OKB për Kosovën dhe kreu i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.
Zarif pason Lamberto Zannierin e Italisë, i cili drejtoi misionin e OKB deri në qershor.
Një deklaratë e OKB-së tha se Zarif sjell “përvojë të gjerë në, çështjet diplomatike ndërkombëtare dhe OKB-së”, ka shërbyer në pozicione të ndryshme brenda dhe jashtë Afganistanit, përfshirë këtu si ambasador i Afganistanit në OKB 1981-1987.
Zarif u bashkua me OKB-në vitin 1993 dhe ka shërbyer në selinë e OKB-së në Nju Jork, si dhe në operacionet e saj, politike, humanitare dhe paqeruajtëse në Eritrea, Liberi, Afrikë të Jugut, Irak dhe Sudan.