LDK, LDD e Lista Rugova mund të ribashkohen?

Astrit Haraqija është shprehur se në një të ardhme që të dy krahët e shkëputur nga LDK-ja, LDD dhe Lista Rugova do të jenë sërish në një kulm të siç ka thënë shtëpisë së vjetër.
“Ne realisht jemi bashkë me LDD-në, veçse i kemi afruar konceptet dhe ka mbetur vetëm zyrtarizimi i tyre, por të presim edhe me LDK-në shumë shpejt, sepse kemi negociata çdo ditë”, ka thënë Haraqija për Bota Sot.
“Mund të kalojnë deputetë tek Lista Rugova, por nuk do të thotë se Lista Rugova nuk do t’i bashkohet LDK-së në një të ardhme”, ka thënë ai.