Kandidatura e kushtëzuar

Komisioni Europian pritet t’ia rekomandojë Serbisë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian përmes raportit që pritet të publikohet të mërkurën.
Ky institucion, sipas njoftimeve, ka theksuar progresin që ka bërë shteti serb në rrugën europiane në shumë fusha.
Por një nga problemet që pritet të theksohet në këtë raport janë telashet që Serbia ka me Kosovën.
Pikërisht kjo pritet të jetë edhe arsyeja për të cilën Serbia nuk do të marrë edhe datën për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, por vetëm statusin e vendit kandidat.
Draftraporti për të cilin mediat serbe kanë njoftuar të mërkurën, thekson se KE’ja lëvdon përpjekjet e Serbisë për të luftuar krimin e organizuar dhe për të bashkëpunuar me shtetet fqinje.
Po ashtu, ajo për çka Beogradi vlerësohet pozitivisht janë përmirësimet në fushën e sistemit të drejtësisë, përparimet në efikasitetin e Parlamentit dhe luftën antikorrupsion.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...