E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zavaline fuoristrada ne humnere 8 te plagosur

Tetë të plagosur janë shkaktuar nga një aksident automobilistik në komunën maloe të zavalinës në Elbasan.Të plagosurit udhëtonin me një fuoristradë me targa EL 3405 B e cila ka dalë nga rruga ne fshatin Jeremisht dhe ka rënë në humnerë.Pesë prej pasagjerëve kanë marrë palgë të të rënda ndërsa tre të tjerët kanë mbetur të plagosur më lehtë. Makina e aksidentit ka përfunduar 50 metra poshtë rrugës.

Aksidenti  ndodhi rreth 40 km larg qytetit të Elbasanit dhe  personat e plagosur po udhëtonin nga fshati Kabash i komunës Porocan të Gramshit në një fshat të Elbasanit.Të gjithë të plagosurit  janë të rritur dhe shumica e tyre burra . Sipas policisë  të plagosurit janë drejtuesi i mjetit Ëngjëllush Peci 25 vjec,Qamile Peci 50 vjece si dhe Kudret Komini 48 vjec, Dallëndyshe Komini 45 vjec, Profete Komini 42 vjece, Marinela Komini 30 vjece, Ervin Komini 15 vjec dhe nje person tjeter po nga kjo familje  Ata janë transportuar me mjete të rastit drejt spitalit kirurgjik të Elbasanit ndërsa po hetohen shkaqet që sollën këtë  aksident me pasoja mjaft të rënda.

Besim Dybeli

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›