Kriza ne Greqi shtohet numri i te pastreheve

Një organizatë jo-qeveritare (OJQ) në Athinë thotë se një valë e re të pa strehësh është krijuar në Greqi për shkak të krizës ekonomike. Klimaka, e cila efektivisht drejton një qendër për strehim dhe të tjera shërbime për të pastrehët, e quan këtë valë si: " të pastrehët e rinj ". Ndërmjet 2009 dhe 2011 numri i të pastrehëve ëshët rritur me 25 për qind bën të ditur organizata.
Ndonëse të dhënat nuk janë zyrtare, Klimaka thotë se janë rreth 17,000-20,000 të pastrehë në të gjithë vendin. Të dhëna të tilla mbështeten dhe nag fakti se shërbimet e Bashkisë së Athinës për të pastrehët janë rritur nga 15-20 për qind në dy vitet e fundit.
Shumica e të pastrehëve të rinj nuk janë emigrantë, të droguar apo persona me probleme mendore, kategori të ashtuquajtura tradicionale të pastrehësh deri tani. Sipas organiztaës bëhet fjalë për persona nga 45 deri 60-vjeç të cilët kanë humbur punën apo biznesin e tyre të vogël dhe banesat e tyre duke e gjetur veten pa një familje për t'u kujdesur për ta. Sipas Klimakas arsyeja kryesore e shtimit të të pastrehëve në rrugët e Greqisë është kriza ekonomike dhe financiare, që e ka zhytur vendin në një recesion të thellë.
"Brez i ri i të pastrehëve - janë të pastrehë për arsye financiare. Ata janë njerëz të papunë, që vijnë nga klasa e mesme e në shumë raste dhe me arsim të lartë para pak vitesh me një mënyrë të kënaqshme jetese por që kohët e fundit u prekën veçanërisht nga recesioni", vlerëson organizata. Papunësia në Greqi shënoi rekord në muajin maj me 16.6 për qind. Autoriteti grek i statistikave vlerëson se ndërtimi ka qenë sektori më i goditur nga recesioni që pritet të thellohet edhe më tej në 2011.
Delina Bitraku