E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rreshjet e shiut bllokojne US Open ne Nju Jork

U.S. Open bllokohet nga rreshjet e shiut për të dytën ditë rradhazi, duke i lënë organizatorët tashmë të shqetësuar pas revoltës së lojtarëve, për shkak të kondicionit të fushës. Zyrtarët e shoqatës së tenisit amerikan kanë anulluar të 6 ndeshjet në kategorinë për meshkuj, përfshirë edhe përplasjen për raundin e 4, pas vetëm 16  minutash të luajtura në sesionin ditor. Gjithsesi ata e kanë lënë të hapur mundësinë e zhvillimit të cerekfinaleve për femra.

"I kemi dëgjuar me vëmendje lojtarët. Në fakt, i nxorrëm me shpresën se kushtet e fushës do të përmirësoheshin. Por kjo nuk ndodhi, sepse fusha nuk mbajti, kështu që i tërhoqëm tenistët pas fare pak loje," ka deklaruar Tim Curry, Drejtor i Korporatës së Komunikimit të shoqatës amerikane të tenisit.
Rafael Nadal, Andy Murray dhe Andy Roddick kanë protestuar për faktin se janë urdhëruar të luajnë në kushte shumë të vështira dhe të rrezikshme për ta.

Ndërsa më vonë, në një intervistë edhe Serena Uilliams, që ishte planifikuar të luante gjatë ditës, i është bashkuar tenistëve në kontestimet e tyre. E tashmë ekziston mundësia që kampionati të shtyhet për javën e tretë për të katërtin vit radhazi. Anullimi ka bërë që tashmë të jetë një garë me kohën, mbarimi brenda të dielës i turneut, duke detyruar disa nga tenistët që të luajnë 4 ndeshjet më të forta në po kaq ditë.

Eno Skarço

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›