Zawahri pasardhës i Bin Ladenit

Pas vrasjes së Osama Bin Ladenit, njeriu numër dy i Al Qaidës, Ayman Al Zawahri, është kandidati kryesor për të marrë përsipër kryesimin e kësaj organizate terroriste.
Edhe është herët të thuhet se si do të ristrukturohet Al Qaida pas vrasjes së Bin Ladenit, por nën kryesimin e Al Zawahrit, ky grup me gjasë do të radikalizohet edhe më tutje dhe me gjasë do të ndërmarrë një valë të re të sulmeve, për t’u hakmarrë për vrasjen e Bin Ladenit nga forcat amerikane në Pakistan.
Zawahri ka lindur më 19 qershor të vitit 1951.
I ati i tij ka qenë profesor i farmakologjisë në Universitetin e Mjekësisë në Kajro, ndërsa gjyshi i tij, Rabia Al Zawahri ka qenë imam në Universitetin Al Azhar, qendër kjo e njohur për studime religjioze.
Që nga mosha e re, Al Zawahri u inspirua nga qëndrimet radikale të islamistit nga Egjipti Sayed Qutb.
Në vitet e 70-ta Zawahri diplomoi në Fakultetin e Mjekësisë dhe u bë kirurg dhe ishte aktiv në qarqet e militantëve.
Me Bin Ladenin u takua për herë të parë në vitet e 80-ta në Afganistanit.