E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbardhen ndryshimet në statut dhe programi i ri i PS-së

RTV "Ora News" zbardh draftin për ndryshimet në statutin dhe programin e ri politik të Partisë Socialiste të cilat pritet të miratohen sot në mbledhjen e Asamblesë së përgjithshme.

Në draftin e statutit parashikohet shtimi i kopetencave të krerëve të Partisë Socialiste në rrethe, ridimensionim të rolit të Asamblesë ku anëtarët e saj do të zgjidhen me votim të fshehtë dhe nga lista kombëtare. Gjithashtu në drafti e paraqet FRESSH-in si një strukturë politike të inkuadruar në Partinë Socialiste.
 

Përsa i përket programit të ri politik të PS-së në draft i jepet mbështetje eksportuesit shqiptarë ndërsa thekson se pensionet nuk duhet të jenë më të ulta se 40 përqind e pagës mesatare. Disa nga pikat e tjera të programit të ri të PS-së janë edhe ndalimi i punësimit të të miturve, rivendosje të rendit publik si dhe administrimi i pronës publike nga populli, me ligj ose me referendum.
 

Gjithashtu duke i cilësuar SHBA-në dhe BE-së si partnerët strategjik të Shqipërisë, në programin e ri propozohet që të kryhet një reformë në shërbimin diplomatik ndërsa gjithashtu kërkohet edhe një votim në distancë për emigrantët shqiptarë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›