E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbardhen pikat e memorandumit të PS-së në tryezën e Topit

Tiranë, 13 shkurt, NOA Update- Qeveria nuk
mund të përcaktoj objektin e hetimit të Komisionit Hetimor për zgjedhjet". Ky
është qëndrimi i Partisë Socialiste i formuluar në memorandumin e dërguar në
Presidencë.

Memorandumi është një përmbledhje e gjithë qëndrimeve
të mëparshme të selisë rozë në lidhje me zgjedhjet. Agjencia NOA ka arritur të
sigurojë të plotë dokumentin e PS-së i cili veç Presidentit u është dorëzuar dhe
ambasadorëve kryesor në vend, ambasadorit të SHBA Xhon Withers, ambasadorit të
KE Helmut Lohan, ambasadorit spanjoll Manuel Motobio dhe kryeministrit të
vendit Sali Berisha.

Kjo krizë i ka rrënjët në deformimin e votës
së popullit dhe imponimin e paligjshëm të procesit të votës së popullit,
thuhet në dokumentin e Partisë Socialiste që i është dorëzuar sot Presidenti të
Republikës, Bamir Topi.

Gjithashtu, në këtë dokument kërkohet dhe hetimi
i zgjedhje dhe garantimi i bazës ligjore për transparencë dhe në zgjedhjet e
ardhshme.

Në të gjithë këtë proces ne kemi qenë qysh në
krye të herës për dialog dhe për zgjidhje që vjen nga tryeza e bisedimit dhe e
mirëkuptimit. Ky mirëkuptimi mund të gjendet duke punuar bashkarisht që hetimi
i zgjedhjeve të shkuara është një parakusht për të garantuar standardet ndërkombëtare
të zgjedhjeve në të ardhmen, shkruan në memorandumin e PS.

Në dokumentin e Partisë Socialiste thuhet se
pengimi i së drejtës për të hetuar përbën një shkelje kushtuese. Komisioni
Hetimor i kërkuar nga opozita ka qëllim të hetimit të saj rishqyrtimin e vendimeve
të Kolegjit Zgjedhor, vend i cili është përfundimtar dhe i formës së prerë,
thuhet në dokumentin e PS-së.

Memorandumi i PS-së pranon dhe riskun që ka
vendi për destabilizim duke ju referuar rezolutës së Asamblesë Parlamentare të
KE-së.

xh/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›