Gjenden drogë, armë dhe trafikantë nga Kodra e diellit
Tiranë, 12 Shkurt NOA - Operacioni i koduar
Kodra e diellit, çoi sonte në sekuestrimin e dy kilogramë lëndë narkotike e llojit
mariuanë, një pistoletë, një shotgan si dhe vendosjen nën pranga të 4 personave të përfshirë.
Ata janë Emiljano Koçiu, 20 vjeç, lindur në
Tepelenë dhe banues në Tiranë, Oriol Memushi, 22 vjeç, lindur në Tepelenë dhe
banues në Tiranë, Erlin Hasani, 20 vjeç, lindur në Korcë dhe banues në Tiranë, Evri Topi, 19 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë në kuadër
të operacionit të koduar Kodra e diellit për kryerjen e veprës penale të
Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe Mbajtje pa leje te armeve
luftarake, - konfirmoi Policia e Tiranës.
Policia tha sonte për agjencinë NOA se pas një
hetimi dy mujor duke aplikuar metodat speciale të hetimit nga specialistët e
seksionit të Luftës Kundër Drogës, pranë Drejtorisë së Policisë Qarkut Tiranë,
u mundësua kapja e tyre, në afërsi të Kompleksit Kristal Komuna e Parisit Tiranë.
Pas një kontrolli të imtësishëm të ushtruar në
banesat e tyre ju gjend dhe ju sekuestrua në cilësinë e provës materiale sasia
prej 2 kg mariuanë e destinuar për shitje në qytetin e Tiranës, një pistoletë
model Austriak 9 mm dhe një armë zjarri tip Shotgan.
Nga struktura antidrogë së Policisë së
Tiranës, po punohet për aktivitetin e tyre kriminal apo personave të tjerë të
përfshirë si dhe të asete të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.
r.b/NOA