Zbardhen shkaqet e aksidentit, fletë-arresti 18 vjeçarit
Arsyet e këtij aksidenti të rëndë me pasojë vdekjen e 5 personave është rrjedhojë e përplasjes së një automjeti që dilte nga qyteza në superstradë me dy autovetura të tjera, të cilat po i drejtoheshin Durrësit, bënë të ditur burimet.
Përveç viktimave Doloresa Skënderaj, 32 vjeç, Haxhire Skenderaj, 60 vjeç dhe Lindita Limani, 43 vjeç, tashmë janë identifikuar dhe dy të tjerat, bashkëshortët Eduard dhe Lumturi Lekdushaj, përkatësisht 57 dhe 50 vjeç.
Të 5 viktimat ishin qytetarë nga Tirana që sapo kishin dalë nga një dasmë në një prej lokaleve të Maminasit, 2 km larg Durrësit. Autovetura e tyre tip Benx me drejtuese Doloresa Skenderaj teksa doli në superstradë, u godit fatalisht nga dy autovetura tip Wolksvagen që i drejtoheshin Durrësit.
Burimet u shprehën se tashmë është prerë fleta e arrestit për 18-vjeçarin Ilir Bardhi, i cili drejtonte automjetin që goditi së pari autoveturën, ku mbetën të vdekur 5 viktimat.
Vetë Bardhi së bashku me Nuel Papulin, 19 vjeç dhe Elda Mallkutaj, 17 vjeç aktualisht ndodhen në spitalin ushtarak të Tiranës, ku po mjekohen, ndërsa vazhdojnë të jenë në rrezik për jetën.