Zbardhet Dajti, njerëzit shijojnë dëborën

Për disa njerëz, rreshjet nuk janë aq të këqija, sidomos kur bëhet fjalë për dëborën . Kur shikojnë që Dajti është zbardhur i tëri , shumë njerëz vrapojnë për ta vizituar atë, dhe për t'u argëtuar me dëborë , e cila në fakt, në vendin tonë është e rrallë .
Pothuajse kështu ndodhë gjithmonë. Mjaftojnë rreshjet e para të dëborës dhe njerëzit tërhiqen si me magnet. Më kureshtarë sigurisht janë të rinjtë dhe fëmijët, të cilët me lojëra të ndryshme e kalojnë nje ditë, në tarracën e Dajtit.
Megjithatë, ajo se çfarë theksojnë rojet dhe punonjësit e bizneseve private në Dajt, është fakti se ndryshe nga ditët e tjera të javës, fundjava është ajo që mbledhë më shumë njerëz në këtë Park Kombëtar.