E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha të rinjve: Në 23 qershor do rikthejmë uraganin e vitit 92

berisha ne konventNuk kam moshën tuaj në vite, por jemi bashkëmoshatar në liri
Partia Demokratike zhvilloi dje konventën e saj të radhës, ku në fokus të saj ishte rinia. Për mësa dy orë përfaqësuesit më të lartë të PD-së përshëndetën konventat ndërsa premtuan mbështetje më të madhe për rininë. Në fjalën e tij kryeministri Berisha iu drejtua të rinjve duke thënë se pavarësisht se nuk e ka moshën e tyre në shpirt ndihet i ri sa ata ndaj do i ndjekë hap pas hapi deri në realizimin e ëndrrave të tyre.
Deklarata
Unë sot nuk kam moshën tuaj, por forca e pathyeshme e imja qëndron në zemrat e juaja, besimi im është në regjine tuaj, përkushtimi im në vizion tuaj ja sepse unë ndjehem gjithnjë bashkëmoshatar me ju, i vendosur tju ndjek dhe tju udhëheq ju hap pas hapi gjer në shndërrimi ne ëndrrave tuaja në realitet. Nuk kam moshën tuaj në vite, por jemi bashkëmoshatar në liri, mosha juaj e lirisë është mosha që ju me guximin trimërinë dhe vizonin i dhuruat çdo shqiptari dhe mua, u shpreh kryeministri Berisha. Duke u ndalur tek zgjedhjet e 23 qershorit, kryeministri Berisha u shpreh i bindur në fitoren e një mandati të tretë qeverisës. Unë së bashku me ju do shkoj drejt fitores së 23 qershorit, ku do rikthejmë uraganin e vitit 1992, fitore që do e shndërrojmë Shqipërinë në vend të zhvilluar, në vend të punësimit masiv, në vend të mirëqenies dhe teknologjisë më të lartë, deklaroi kryeministri. Në vijim kreu i qeverisë premtoi punësim më të madh për të gjithë të rinjtë gjatë katër vjeçarit të ardhshëm.
Kërkesa
Në vijim, kreu i qeverisë u drejtoi një kërkesë të gjithë të rinjve duke u kërkuar që ta duan gjithë e më shumë Shqipërinë. Nuk kam këshillë për tju dhënë se jeni të mençur pasi në fushata marr ndihma dhe opinione. Kam një kërkesë për të bërë, i frymëzuar nga ju, ta doni gjithnjë e më shumë Shqipërinë. Dashuria për Shqipërinë është eliksiri i saj që do e çojë në lartësinë e ëndrrave tuaja. Askush tjetër më shumë se ju nuk ka dëshmuar dashuri më të pastër dhe të sinqertë sesa ju. Dashuria juaj për Shqipërinë në Evropë është leva e Arkimedit që do e integrojë Shqipërinë në BE, përfundoi kryeministri Sali Berisha.

Topalli: Rama është kundër të rinjve dhe arsimit
Duke folur para të rinjve, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli akuzoi kreun e PS-së, Rama se bllokoi integrimin e vendit, duke mos lejuar deputetët të votojnë tre ligjet. Rama duhet të jetë shumë i lodhur në fund të ditës, pasi për çdo gjë i ka detyruar deputetët të votojnë vetëm kudër dhe të thonë vetëm jo, tha Topalli. Sipas Topallit, Rama është kundër rinisë, mësuesve dhe arsimit. Rama tha jo thjesht ka votuar kundër cdo ligji dhe reforme dhe buxheti, por në përgjithësi sulmon, arsimin, të rinjtë pedagogët. Nuk ka nguruar të sulmojë gjithë sistemin arsimor, deri dje, të drejtën e arsimit mund të merrje jo vetëm se ishe më i zoti, por pasi partia e Edi Ramës vendoste nëse je i denjë për të vijuar shkollën e lartë, deklaroi kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›