E Diel, 1 Nëntor 2026

Incidenti në Vjenë, Berisha: Do ngremë komision hetimor

berisha ne parlamentRuçi: Po përdorni diplomatët si mitingash, të shkarkohet Ceka
Incidenti i Vjenës ka zbritur dje edhe në seancën parlamentare, ku janë shkëmbyer replika të ashpra mes kryeministrit Berisha dhe kreut të grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi.
Kryeministri Berisha
Duke jiu referuar kësaj çështjeje kryeministri Berisha e cilësoi si një ngjarje të rëndë në diplomacinë shqiptare. Aktin më të rëndë, ndofta në të tërë historinë diplomatike dhe politike të takimeve dhe konferencave. Ky akt qëndron në agresionin e rëndë të turpshëm, brutal shtazor që kryetari i partisë socialiste dhe kryetari i koalicionit të pazarit dhe ngjalave i ka bërë njërit prej diplomatëve të ri më të përgjegjshëm dhe të përgatitur të këtij vendi, tha kryeministri Berisha. Në vijim, kreu i qeverisë kërkoi ngritjen e një komisioni hetimor për këtë çështje, duke shtuar se për këtë rast ka 30 dëshmitarë. Jemi gati në këtë parlament të sjellim jo një por 30 dëshmitarë urdhëroni të krijojmë komision hetimor për të parë është prekur diplomacia me dhunë, ne do krijojmë komision hetimor, u shpreh kryeministri Berisha.
Reagimi
Por i menjëhershëm ishte reagimi i kreut të grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi i cili akuzoi qeverinë se po i trajton diplomatët shqiptar si mitingashësh. Ky djali, i biri i babait ambasador, nuk e honepsi dot, madje mësova se ai djali nuk kishte vajtur se nuk kishte vend atje, se po të kishte qenë përfaqësues diplomacie tamam, duhet të dilte që në aeroport ta priste, të rrinte në takimin me kryeministrin austriak. Ky është diplomati dhe jo diplomat që ti e përdor si mitingash, që e përdor për të prishur takimin dhe për ti dhënë një njollë turpi Shqipërisë, deklaroi Ruçi. Si replikë kryeministri Berisha tha se Egin Ceka vjen nga një familje e mrekullueshme. Ai përbën një nga familjet me kryqëzim nga më të mrekullueshmit, është stërnipi i Petronini Luarasit, Migjenit prandaj dhe të mos hymë në biografi. Është nipi i Skënder Luarasit, nipi i Migjenit dhe ato epitete që përdor kundër tij, nuk të bëjnë nder ty dhe ndaj dhe për të gjitha këto do i sqarojë komision hetimor parlamentar, reagoi kryeministri Sali Berisha.

(Renato Dauti)

Drejtuesit austriak të Renner Institut:
Nuk jemi në dijeni të ndonjë incidenti

Autoritetet zyrtare austriake të Renner Institut, që organizuan takimin e Edi Ramës në Vjenë, d shprehen se në dijeninë e tyre nuk ka pasur asnjë incident mes Ramës dhe diplomatit Egin Ceka. Dje(të mërkurën) u zhvillua dialogu me Edi Ramën dhe ishin gati 140 veta në sallë ku Rama iu përgjigje pyetjeve dhe të interesuarve. Çdo i ftuar kishte mundësinë të pyeste dhe kështu aktiviteti përfundoi qetësisht. Për sa i përket pyetjes suaj se ka pasur ngjarje apo të tilla si ju thoni, ne duam tu themi se në dijeninë tone nuk kemi asnjë informacion se ka ndodhur një gjë e tillë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›