E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbardhet krimi, arrestohet vëllai i viktimës

Ajo që u mendua fillimisht si një vetëvrasje në kushtet e gjendje depresive, dyshohet se  është në fakt vrasje, autori i të cilës është vëllai i viktimës.

Hetimet e policisë së Fierit në bashkëpunim me Prokurorinë e Lushnjes kanë zbardhur ngjarjen e ndodhur në 2 ditë më parë në Lushnjë, ku Gentian Zhuri u dyshua se ishte vetëvrarë.

Pas dokumentimit të ngjarjes rezultoi se vëllai i viktimës,  Shaban Zhuri, pas një konflikti për motive të dobëta, ka vrarë me armë zjarri automatik  Gentian Zhurin, i cili si pasojë e plagëve të rënda rreth orës 18.30, ka gjetur vdekjen në spitalin ushtarak Tiranë.

Në pranga është vënë autori i krimit Shaban Zhuri,  35 vjeç, për veprën penale Vrasje me dashje, dhe Lumturi Zh. 34 vjeç, banues në fshatin Çermë e Sipërme të rrethit  Lushnjë, për veprën penale Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e autorit të krimit u arrit të gjendej edhe arma e krimit, automatik. / K. Thana

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›