Zbardhet letra e PE-së drejtuar Berishës e Ramës
"Ora News" ka arritur të zbardhë letrën që dy grupimet e majta dhe e djathta në Parlamentin Europian i kanë dërguar dy liderëve politikë, kryeministrit Berisha dhe kreut të PS Edi Rama. Letra është një kërcënim i hapur për Shqipërinë në procesin e saj të pranimit në Bashkimin Europian, që nëse do të ndodhte do të ishte masa e parë që BE merrte në historinë e saj që nga krijimi. Në dy letrat e njëjta drejtuar Berishës dhe Ramës, Josef Daul drejtuesi i partive popullore europane dhe Martin Schulz kreu i partive Socilaiste Europaine theksojnë në letër se kriza politike po zhvillohet në një kohë kur BE-ja ka nisur të shqyrtojë ofertën e vendit për të fituar zyrtarisht statusin e vendit kandidat . Letra i bën presion dy kampeve politike, kur thuhet qartazi se mostejkalimi i krizës mund të çojë në pezullimin "e procesit të pranimit" - një masë e cila do të ishte e paparë në historinë e BE-së. "Dy grupeve tona politike kanë frikë se nuk mund të arrihet në një përfundim, pa një zgjidhje kompromisi të krizës aktuale politike," thuhet në këtë letër. "Ne shkruajnë Shulz dhe Daul do të kërkonim bashkërisht pezullimin e procesit të pranimit deri sa mosmarëveshjet të zgjidheshin. Burime nga PE-ja bëjnë me dije se darka në Strasburg do të vijojë nga një takim të premten në mëngjes, gjatë së cilës të dy palët janë të ftuar të punojnë në arritjen e një zgjidhje kompromisi ku është i ftuar edhe Komisioneri për zgjerimin Stefan Fule. Udhëheqësit e dy grupimeve të madha politike në Parlamnetin Europain bëhen bashkë për herë të parë duke shprehur të njëjtin qëndrim për krizën aktuale politike që po kalon Shqipëria. Në deklarata të veçuara publike dy liderët e grupimeve politike kishin këkruar zgjidhjen e krizës politike duke mbështetur grupimet respektive në politikën shqiptare.