Islami: Ende nuk kam ftesë për tu përfshirë në listën e PD
Deputeti i majtë: Nuk është tabu të largohesh nga PS për tek PD
Kastriot Islami në një intervistë për emisionin Prizëm në AS të gazetarit Aleksandër Furxhi, ka deklaruar se ende nuk ka një ftesë zyrtare për tu përfshirë në listën e kandidatëve të PD. Ndërkohë ai thekson se nuk është tabu largimi nga një parti në tjetrën, duke marrë shembull nga politika evropiane, dhe ajo amerikane.
Jeni zgjedhur 7 herë deputet, a do të jeni në parlamentin tjetër?
Në 1991 kur u implikova në politikë në mënyrë pak aksidentale, të themi, d.m.th nuk ka qenë politika vokacioni im, kam qenë me tepër i orientuar drejt shkencës. Është dashur një periudhë mbi 5 vjeçare nga 91-shi deri në 96-ën, për tu bërë anëtar i PS. Nuk kam qenë asnjëherë tjetër më parë anëtar i ndonjë partie dhe duke qenë midis shkencës dhe politikës ishte një vendimmarrje e vështirë dhe unë në përgjithësi jam person që i mendoj gjërat, shumë gjatë, thellë. Politikanët pragmatistë bile më quajnë që nuk i marr vendimet me shpejtësi. Kështu që më janë dashur pesë vjet për të marrë vendim për tu bërë anëtar i PS-së, pasi PS kishte kaluar edhe një fazë transformimi dhe reformimi nga Partia e Punës. Rreth vitit 96, PS, edhe nëpërmjet FRESSH-it dhe një grupi intelektualësh me formim perëndimorë filloi të bëhej anëtare e Internacionales Socialiste e kështu me radhë. Gjatë gjithë kohës jam munduar të japë kontributin tim bazuar të paktën unë mendoj jo në mënyrë modeste bazuar në racionalitet, në integritet, në profesionalizëm, kam kërkuar gjithmonë brenda PS dhe vendosem disa kritere që të ketë një sistem karriere bazuar në meritën në vlerat në kontributet etj dhe deri në 2005 kur ne humbëm zgjedhjet gjithçka ka funksionuar, brenda problemeve që mund të ketë Shqipëria në përgjithësi, por dhe PS ka qenë në pararojë të zhvillimit të demokracisë së brendshme, për të mos thënë që ka qenë perfekte por ka pasur demokraci të brendshme dhe kritere të karrierës bazuar në meritën. Me ardhjen e zotit Rama në krye të PS-së gjërat filluan të ndryshojnë. Në periudhën 2005-2009 ai kishte një opsion që unë e pata mbështetur në atë kohë, ishte një opsion alternative, pra nuk ishte një opsion konfliktual. Në mandatin e parë zoti Rama foli për politikën e re, për politikën ndryshe për një opsion mos të kemi një dyshe Nano-Berisha, nuk kemi pse shkojmë në një tango dyshe e kështu me radhë, dhe mua mu krijua ideja se ne po dilnim nga faza e një konflikti. Në 2009 me rastin e humbjes së zgjedhjeve nga ana e PS, filloi një fazë që dihet se ka pasur një sërë fenomenesh, siç është bojkoti, greva e urisë, protesta, 21 janari dhe unë duke qenë se gjatë gjithë periudhës sime 18 vjeçare kisha luftuar kundër këtyre fenomeneve vazhdova si të thuash më tepër ti bindem bindjes dhe ndërgjegjes sime sesa një disipline formale të partisë.
Publiku e di tashmë që nuk do të jeni deputet i PS pyetja kishte të bënte më faktin nëse do të jeni tek lista e deputetëve të PD-së?
Të kuptohemi drejt, është një vendim që ende nuk e kam marrë , doja të shpjegoja që është një nga vendimmarrjet më të vështira të jetës sime për të qenë i sinqertë. Nga njëra anë dua ti bindem një thënie që më ka bërë përshtypje qysh në fillim kur fillova të implikohem dhe të lexoj edhe literaturë politike, e Platonit që duhet pjesa intelektuale, pjesa e njerëzve racionalë, pjesa e njerëzve të formuar të merret më politikë që të mos qeverisen nga inferiorët. Kjo ka qenë dhe një arsyet që unë kam marrë vendimin në 96 për tu implikuar në politikë dhe gati 100% të kohës të merrem me politikë. Tani jam prapë në këtë dilemë, zgjidhjet janë që ose të pranoj një kandidim që ende nuk e di nga do vijë dhe çfarë do bëj, ose e dyta të largohem nga politika.
Nuk keni një ftesë në këtë moment që po flasim bashkë?
Nuk kam një ofertë konkrete të cilën unë duhet ta shikoj dhe tjetra edhe sikur të kisha një ofertë konkrete sot akoma nuk kam një vendimmarrje midis këtyre dy opsioneve.
Në një kohë që kanë mbetur pak ditë për ta marrë vendimin, brenda dy tre ditësh nëse keni një ofertë ju do të duhet të vendosni apo jo?
Sigurisht, sigurisht. Me sa duket është një vendimmarrje e vështirë, dhe do ta marrë vendimin në minutat e fundit siç e marrin edhe liderit shqiptarë për të nxjerrë listat në minutën e fundit.
Megjithatë unë po i shkoj hipotezës e cila është më e mundshme që ju të merrni një propozim nga PD dhe eventualisht të rreshtoheni në listën e saj të kandidatëve për deputet, pyetja që vjen është kjo, historia e marrëdhënieve tuaja me PD në 20 vjet është kryesisht e hidhur për të mos thënë armiqësore. Kastriot Islami është një nga njerëzit më të sulmuar nga kjo forcë politike pas Fatos Nanos. Dhe më pas ju kaloni në këtë parti, kjo është një vërtetim i asaj se në politikë ndodh çdo gjë?
Dhe këtë opsion e kam analizuara gjatë këtyre kohëve të fundit dhe në radhë të parë dhe këtë e them me sinqeritet ka qenë shumë e rëndësishme gjatë kësaj kohë që unë të bëj diçka ndryshe nga çpo ndodh këto 6, 7, 8 vitet e fundit që dhe zoti Bugajski e ka përshkruar shumë bukur në një nga 6 sëmundjet e politikës shqiptare është ajo që quhet klientelizmi korruptiv. Pra në parlamentin shqiptar shoh më shumë deputet që ngrenë dorën pa menduar ndërkohë që unë duke thënë që këtë lloj shansi ma dha dhe zoti Rama me bojkotin me grevën e urisë etj,etj të mos i bindem disiplinës formale thjesht për të ngritur dorën dhe për të thënë që në rregull po bëj edhe unë si shokët e tjerë, por ti bindem ndërgjegjes dhe bindjes sime. Për një periudhë të caktuar unë jam munduar të zhvilloj atë që quhet mandati sovran i deputetit, derisa nuk më përjashtuan. Në momentin që më përjashtuan, pastaj isha i pavarur dhe në 100% të kohës unë jam i bindur ndërgjegjes sime kam marrë vendime një funksion të ndërgjegjes sime. Mua më vjen keq që një deputet me kaq eksperiencë, i cili nuk është dalluar për çdisiplinë, gjatë 20 vjetëve, para se Rama të vinte në PS, unë nuk kam patur asnjë lloj mase disiplinore, të përjashtohet nga PS dhe njëkohësisht të mos vlerësohet racionaliteti i mendimeve dhe eksperienca ime. Kështu që ky do të ishte një test jo për mua si person por midis dy partive kryesore, cila prej tyre do të respektonte mendimin e lirë, mendimin që bazohet në ndërgjegjen dhe në bindjen dhe cila nga dy partitë nuk do ta respektonte. Mua më vjen keq por tani jam i bindur se ai projekt që unë kam nisur në 91-shin në PS nuk konsiderohet më një reformim i pakthyeshëm. Për mendimin tim ka shumë reminishenca që lidhen me të kaluarën. Sjellja e përjashtimit është një sjellje që nuk do ti takonte, unë nuk do ta kisha menduar kurrë që në PS të përjashtohej një deputet me kaq vlera sa çjam unë apo dikush tjetër. E dyta nuk do ta imagjinoja kurrë dhe për fatin tim të mirë pata mbështetjen e një zyrtari të SHBA që PS do të organizonte një gjë të tillë që do të mos lejonte deputetin të votonte, pra ti merrte kartën. Gjë shumë e rëndë. Dhe më pas të vinin tek shtëpia të bënin presion, pra janë elementë që kanë të bëjnë me reminishenca dhe unë qëllimisht po rri deri në fund të kësaj gjëje. Dua të them edhe një gjë tjetër, nuk është arsye për justifikim, por në SHBA, brenda 200 vjetëve ka pasur 243 demokrat që janë kthyer në republikan, dhe 94 republikanë të kthyer në demokrat, pra çështja e evoluimit të bindjes së personave të ndryshëm për të kaluar nga një parti në tjetrën në vendet demokratike nuk është ndonjë temë tabu, do tju jap një fakt Çërçill ka lëvizur nga konservatorë në liberal dhe është kthyer në konservatorë.
Ka ndodhur është e vërtetë me personazhe dhe të njohur, por në dijeninë time ka ndodhur ndryshimi nga rinia në moshën e pjekurisë
Jam dakord, por