Vritet nje gazetar rus ne Dagestan
Nje gazetar rus eshte vrare mbreme ne Makhatchkala, kryeqyteti i Republikes se Dagestanit, vetem pak ore pasi ne muzg u gjet nje tjeter gazetar i vrare, i specializuar ne trajtimin e ceshtjes se Kaukazit. Keshtu ka bere te ditur policia vendase, pa bere nje lidhje mes te dy rasteve. Gazetari eshte vrare nga disa persona te panjohur, te cilet i kane qelluar ndersa ishte ne makinen e tij ne Makhatchkala. Gjate ketij atentati ka ngelur i plagosur rende edhe shoferi i tij, i cili eshte shtruar ne spital. Kete e ka bere te ditur nepermjet telefonit per France Press, Mark Tolchinski, zedhenesi i ministrit te Brendshem rus ne Dagestan. Gazetari i vrare drejtonte nje stacion televiziv, ne rrjetin publik "Rossia".
SSSASS