E Shtunë, 31 Tetor 2026

Samarxhic: Kosova te ndahet nga Serbia

Ministri i Mbrojtjes i Serbise, Dragan Shutanovac, ka deklaruar dje se, pavaresisht trazirave te fundit qe kane shoqeruar Kosoven, situata ne rajon mbetet e qete. "Pas dates 17 mars mund te them se situata ne rajon dhe me gjere po stabilizohet", tha Shutanovic, duke vazhduar se per kete eshte bere gjithcka e mundur. Pas kontaktit qe ka pasur me drejtues te KFOR-it, u ka kerkuar, qe trupat nderkombetare, qe ndodhen ne Kosove, mos te perdorin forcen. Njekohesisht, ministri serb ka shprehur keqardhjen per jetet e humbura ne Kosove, duke thene se "ky eshte nje mesim i mire per te gjitha ata qe nuk i kane kuptuar rreziqet e mundshme dhe menyrat e zgjidhjes se krizes". Nderkohe qe ministri serb per Kosoven, Slobodan Samarxhic, gjate dites se djeshme ka propozuar marreveshjen per "krijimin e atmosferes per ndarjen funksionale te serbeve dhe shqiptareve te Kosoves". Gazeta serbe "Politika" citon ministrin Slobodan Samarxhic te kete thene se propozimi, i cili i eshte derguar Misionit te Kombeve te Bashkuara ne Prishtine, do te krijonte ndarjen funksionale te serbeve dhe shqiptareve ne Kosove. Ndersa vazhdoi, ai tha se, nese administratoret e OKB-se deshirojne paqe dhe stabilitet, atehere duhet qe te arrihet nje marreveshje e qendrueshme me serbet. Ndersa marreveshja per zbatimin e perbashket te Rezolutes 1244 i eshte dorezuar zevendesshefit te UMNIK-ut, Lari Rosin, diten e diel, e cila eshte realizuar ne bashkepunim me ministrin e Jashtem te Serbise dhe eshte pjese e planit aksionar, qe qeveria e ka miratuar me daten 14 janar. Ministri serb, nder te tjera, tha se Beogradi njeh juridiksionin e policise, gjyqesorit dhe doganave te UNMIK-ut ne territorin e Kosoves. Por, ai shtoi se qe nga shpallja e pavaresise se Kosoves, vetem serbet me ndihmen e Serbise mund te realizojne autoritetin e Kombeve te Bashkuara. Ndersa theksi duket se u vendos te ndarja e komunave. "Propozimet nga kjo marreveshje kane te bejne me te gjitha komunat dhe vendbanimet serbe dhe jo vetem me territorin ne veri te lumit Iber", ka thene Samarxhic, gjate intervistes. Kerkesa e bere duket se insiston ne nje ndarje zyrtare te serbeve dhe shqiptareve te Kosoves, dhe kjo eshte nje kerkese qe Beogradi e ka propozuar zyrtarisht.
SSSASS

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›