Kosova marredhenie serioze me institucionet e Shkupit zyrtar
Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu, gjate dites se djeshme eshte shprehur se njohja e shtetit te Kosoves nga ana e Maqedonise pritet te ndodhi shume shpejte. Presidenti Sejdiu ka shprehur bindjen per kete, pasi ky do te jete nje proces normal, dhe mjaft i besueshem Keto dy vende e shohin veten si dy partner strategjike, dhe shteti i Kosoves eshte mjaft i perkushtuar per te vendosur marredhenie sa me te mira, si ndermjet institucioneve ashtu edhe Shkupit zyrtar, eshte shprehur Sejdiu. Nderkohe, ai nuk ka lene pa interpretuar edhe per ceshtjen e kufirit, e cila duket se do te kaloje pa probleme. Zgjidhja e ketij problemi do te behet ne menyren me te mire te mundshme, si dhe une nuk pres qe te kemi telashe per kete ceshtje, pasi ky proces do te kete edhe ndermjetesimin e NATO-s. Duke shprehur bindjen se marredheniet e Kosoves dhe Maqedonise do te jene me te mira te mundshme, une respektoj vullnetin e popullit te Maqedonise, si dhe institucioneve te ketij vendi. Ndersa dua te theksoj edhe perkushtimin qe do te kete shteti yne, per marredhenie sa me te mira me Shkupin zyrtar. Institucionet e shtetit me te ri ne Ballkan, Kosoves jane te hapura ndaj te gjitha shteteve, te cilat kerkojne te njohin vendin tone. Gjate javes se ardhshme, Kosoven e presin njohje te tjera, eshte shprehur kreu i shtetit. Ai i ka vleresuar si shume pozitive njohjet e deritanishme nga shtete, te cilat jo vetem e kane njohur, por edhe e kane perkrahur ne nismat qe shteti i Kosoves ka ndermarre. Por, kreu i shtetit ka permendur nje projekt, te cilin institucionet po pergatisin. "Institucionet e Kosoves jane duke u angazhuar ne lobimin pro pavaresise te shteteve, te cilat po hezitojne qe ta njohin pavaresine", theksoi Presidenti. Nderkohe gjate dites se djeshme Presidenti ka pritur delegacionin estonez, nje nga vendet qe e ka njohur tashme Kosoven. Gjate bisedes me delegacionin parlamentar te Estonise, Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu, tha se pavaresia e Estonise eshte nje shembull i mire per t'u ndjekur nga Kosova. Po edhe integrimi i Estonise ne institucionet euroatlantike eshte gjithashtu nje shembull konkret qe Kosova duhet ta ndjek. Ndersa kreu i Parlamentit estonez eshte shprehur se vendi i tij eshte ne anen e Kosoves, pasi kjo eshte nje ceshtje parimi, pasi vendi jone Estonia ka qene dikur e shtypur. Estonia ka qene nje nder vendet e para qe ka njohur shtetin e pavarur te Kosoves.
SSSASS