Zbardhet përgjimi i oficerit me trafikantin e kokainës

Anoril Cani, në Gjykatë
Oficeri i Sektorit të Antidrogës në Policinë e Shtetit, Anoril Cani, furnizohej me drogë tek Ilir Shehaj dhe më pas e shpërndante heroinën e kokainën në Elbasan, duke shfrytëzuar të qënit pjesë e forcave të rendit.
Në vendimin e Gjykatës së Tiranës, që la në arrest me burg pesë të arrestuarit e operacionit “Specialisti”, përshkruhet një rast i përgjimit të bisedave mes furnitorit të drogës, Ilir Shehaj, që sillte heroinë e kokainë nga Turqia dhe oficerit të Policisë që e shpërndante lëndën narkotike. “Panorama” zbardh sot vendimin e gjykates duke raportuar edhe pergjimin mes oficerit e trafikantit te kokaines.
Më poshtë, vendimi i gjykatës: Nga studimi i akteve, rezulton se Anoril Cani, punonjës i Policisë së Shtetit, me detyrë oficer në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, në Seksionin e Antidrogës, bashkëpunon me shpërndarës të lëndës narkotike dhe konkretisht me shtetasit Ilir Shehaj, Everest Haxholli, Gentian Gjoka.
Mbi bazën e të dhënave të siguruara, është bërë autorizimi i vëzhgimit të shtetasve Ilir Shehaj, Everst Haxholli, Gentian Gjoka. Nga transkriptimi i bisedave kanë rezultuar të dhëna me rëndësi në lidhje me hetimet. Nga bisedat e zhvilluara ndërmjet këtyre shtetasve, të krijohet bindja se këta shtetas merren me shpërndarjen e lëndës narkotike. Përmendet një bisedë mes shtetasve Anoril Cani dhe shtetasit Ilir Shehaj:
Iliri: E peshova unë!
Anorili: Mbajte për vete?
Iliri: Mbajta, plumbin e fundit e mbaj për vete unë, po më shumë kam heq gati një gram e gjys, më shum, po njëher.
Anorili: Më shumë.
(Lexoni lajmin e plote sot ne Panorama)