E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Presidenti Wilson, shpëtimtari i Shqipërisë së Pavarur

22-11-2012 / Gazeta 55

Tiranë, inaugurohet shtatorja e ish-Presidentit Thomas Woodrow Wilson. Arvizu: Në 100 vite kemi qenë me ju dhe do jemi përsëri me ju

Përurohet në Tiranë shtatorja e ish-Presidentit amerikan Thomas Woodrow Wilson.  Monumenti prej bronxi prej 3 metra e 20 cm është vene ne zemër te sheshit qe mban te njëjtin emër. Realizimi i shtatores u krye nga skulptori Gentjan Tabaku.
Në ceremoninë e inaugurimit  ka marrë pjesë edhe ambasadori i SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu dhe kryeministri Sali Berisha. “Ju jam mirënjohës ndaj kësaj ceremonie nderimi për presidentin Wilson. Ne e dimë që Shqipëria e fitoi pavarësinë më 1912 dhe Wilson ndihmoi në njohjen e saj. Ju jeni njohur me fjalimin e tij të famshëm të Wilson, me 14 pika. Pjesë nga fjalimi i Wilson njihen nga të gjithë shqiptarët. Një komb mirënjohës ju falenderon për atë ç’ka keni bërë. Nga thellësia e zemrës sime, shumë faleminderit. Në 100 vite kemi qenë me ju dhe do jemi përsëri me ju”- tha Arvizu.
Ndërsa kryeministri Berisha theksoi se shtatorja e ish presidentit amerikan Wilson ka qenë e gdhendur në kujtesën e shqiptarëve. “Përurojmë sot shtatoren e presidentit shpëtimtar të Shqipërisë, Wilson. Sot nderojmë ëndrrën e gjithë asaj gjenerate që për pavarësinë gjetëm mbështetjen e Wilson. Mirënjohje për mbështetjen e SHBA për shembjen e perdeve të hekurta të regjimit komunist”- tha Berisha.
Shtatorja-monument kushtuar Thomas Woodrow Wilson është në lartësinë 3 metra, së bashku me bazamentin dhe është vendosur në Tiranë në sheshin me të njëjtin emër. Fillimisht u kënduan himnet e të dy vendeve, e më pas monumenti i Wilsonit i derdhur në bronz nga skulptori Gentjan Tabaku u zbulua nga ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu dhe Kryeministri Sali Berisha.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›