Topalli: Ai që hidhërohet sa herë populli feston, s’është vone me kthy rrugë për ëndrrën shekullore të shqiptarëve
100 vjetori i Pavarësisë, Kuvendi i Shqipërisë nderon personalitete të politikës së Shqipërisë dhe të Kosovës Në jubileun e 100 vjetorit të Pavarësisë, Kuvendi i Shqipërisë nderoi personalitete të politikës së Shqipërisë dhe të Kosovës, ku përfshihen Lider i Lëvizjes Studentore të viteve 1990-1991, Azem Hajdari, “Mandela” i Shqipërisë, Pjetër Arbnori, Lider i Lëvizjes Paqësore për Pavarësinë e Kosovës, Gandin e Ballkanit, Ibrahim Rugova, Komandanti legjendar, hero i Luftës Çlirimtare të popullit të Kosovës, Adem Jashari dhe ish-Kryeministra të Shqipërisë në 20 vitet e fundit. Në fjalën e saj Kryetarja e Kuvendit u shpreh se “jemi fatlum që jetojmë në 100 vjetorin e Pavarësisë - ne jemi brezi, që jetuam në 2 sisteme, ne diktaturën më të egër qe synonte te shkatërronte njeriun e të zëvendësonte kombin me ideologji fallco, idhuj te rrejshëm, jetuam në sistemin më shtypës e më mizor”. “E që sot jetojmë në sistemin e lirive dhe të vlerave universale. Jemi brezi, që ishim dëshmitarë të kapërcimit nga shekulli që lamë në shekullin e ri. Jemi dëshmitarë të kapërcimit të mijëvjeçarit të parë në të dytin. 20 vitet e fundit janë vitet e lirisë, janë vite të zgjedhjeve, janë vitet e tregut të lirë,vite të nderimit të besimeve fetare, të ndërtimit të Shqipërisë, të hapjes së saj, të ndryshimit të saj. Këto janë 20 vitet tona, këto janë vlera e kontributi ynë në kurorën e shtetit shqiptar. Këto janë fytyra e Shqipërisë sot, që ta gëzojnë fëmijët tanë dhe fëmijët e fëmijëve tanë”- u shpreh ajo. Gjithashtu kryeparlamentarja Topalli ftoi “atë, që hidhërohet sa herë që populli feston, se kurrë nuk është vone me kthye rrugë e të mos pengosh ëndrrën shekullore të këtij populli për të qene pjesë e Evropës. Ne duhet të jemi bashkë në rrugën e Evropës. Sot këtu, përtej diferencave, përtej partive që i përkasim, ne jemi bashkë, jemi njëlloj, se jemi shqiptarë, për të nderuar historinë tonë, për të kremtu jubileun tonë”. Ndërkaq ceremonia e Kuvendi nderoi ish kryeministrat e vendit tonë gjatë këtyre 20 viteve në Shqipëri. Në këtë ceremoni për kontributin e tyre, iu dhurua botimi special i Kuvendit të Shqipërisë “Aktet e themelimit të shtetit shqiptar”; Azem Hajdari (1963 – 1998) Lider i Lëvizjes Studentore të viteve 1990-1991. Me një kontribut të veçantë në rrëzimin e regjimit komunist. Disa herë deputet i Kuvendit të Shqipërisë i zgjedhur në mënyrë të drejtpërdrejtë; Pjetër Arbnori (1935-2006) Mandela i Shqipërisë, dy herë Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë në vitet 1992-1996, dhe 1996-1997. Veprimtar politik, shkrimtar; Fatos Nano (1952). Lider historik i së majtës. Katër herë Kryeministër, themelues dhe kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë; Ylli Bufi (1948-) Deputet, ministër, nënkryetar Parlamenti, Kryeministër; Vilson Ahmeti (1951-) Kryeministër i Shqipërisë në Qeverinë Teknike (1991-1992) dhe ministër në Qeverinë e Stabilitetit (1991); Aleksandër Meksi (1939-)Deputet, Nënkryetar Kuvendit, Kryeministër. Është historian, Profesor; Bashkim Fino (1962-) Deputet, Ministër, Kryeministër; Ilir Meta (1970 - ), Deputet, ministër, Zëvendëskryeministër, dhe Kryeministër; Pandeli Majko (1967- ) Deputet, ministër, dy herë Kryeministër; Ibrahim Rugova (1944-2006) Lider i Lëvizjes Paqësore për Pavarësinë e Kosovës. Avokat i rezistencës paqësore. i mbiquajturi “Ghandi i Ballkanit”. i vlerësuar me çmimin Sakarov, i deklaruar “Hero i Kosovës”. Ishte Presidenti i parë i Republikës së Kosovës, i zgjedhur nga viti 1992 deri në vitin 2000 dhe përsëri nga viti 2002 deri në 2006. Rugova hyri në politikë ne vitin 1989 dhe u bë lider i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Si President, Rugova vazhdoi të mbështeste rrugën paqësore për pavarësi. Rugova për një kohë shumë të gjatë është mbështetur si rrallë kush nga populli shqiptar në Kosovë. Vdiq me 21 janar të vitit 2006. Babai dhe gjyshi i tij u vranë në vitin 1945 nga komunistët jugosllavë. Që në vitin 1968 mori pjesë në protestat e Kosovës. U diplomua në vitin 1971, studioi në Universitetin e Parisit, në vitin 1984 mori titullin Doktor. Punoi në Institutin e Albanologjisë në Prishtinë; Adem Jashari (1955 – 1988) Themelues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, luftëtar dhe komandant legjendar, hero i Luftës Çlirimtare të popullit të Kosovës. Mori pjesë në demonstratat e vitit 1981 dhe deri në 1989 qëndroi në ilegalitet, duke shpërndarë trakte që bënin thirrje për t’u hedhur në luftë. Në vitin 1990 organizoi grupet e para të armatosura të cilat filluan aksionet kundër policisë serbe. Gjatë viteve 1991-1998 policia serbe i rrethoi disa herë shtëpinë e tij deri sa në mars 1998, familja Jashari luftoi derisa u vranë që të gjithë 21 veta. Kulla e familjes së tij është shndërruar në muze dhe është kthyer në një vend homazhesh të përhershme.
...