E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbardhet skema e masakres

Plaku 84 vjeçar Gaqo Dumka një ish druvar nga Dardha e Korçës nuk ka mundur të bejë aspak dallimin midis një peme dhe gruas me të cilët bashkëjetonte prej një viti e gjysmë. I bindur se 42 vjecarja Liljana Arapi një grua me probleme të zhvillimit mendor, e tradhtonte pasi shikohej shpesh nëpër rruge, ai vendosi ta masakrojë në të njëjtën mënyrë siç edhe ka mësuar të presë drutë në pyll.
Pas arrestimit te tij, policia ka zbardhur dhe skemën se si ka ndodhur i tërë krimi, ndonëse nuk dihet ende pse ky plak psikopat nuk tregon ku ka lënë kokën e viktimës.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e dt 11 gushtit. Viktima Liljana Arapi ka qenë në gjumë, kur autori i krimit i ka prerë kokën me thikë. Më pas e ka lëvizur trupin nga dhoma e gjumit në korridor, e ka goditur disa herë me thikë në gjoks dhe më pas i ka prerë gjymtyrët me sëpatë, për të vazhduar me pas me prerjen e organeve gjinetale.

Kur ka përfunduar me gjymtimin dhe prerjen ka lënë trupin per disa ore për të kulluar gjakun dhe rreth pasdites ka paketuar bustin më vete dhe gjymtyrët më vete deri kur ora ka shënuar 22.00 të po kësaj dite. Atë moment i ka hedhur qeset tek kontineirët rreth 15 me larg shtëpisë së tij .
Kane qenë makinat e pastrimit ato që kanë marrë plehrat për ti hedhur në fushën e mbeturinave ku dhe qeset me trupin e copëtuar u gjetën nga punëtorët.

Policia zbuloi se viktima kishte probleme të zhvillime mendor ashtu edhe prindërit të saj. 84 vjeçari kishte mbetur i ve para disa vitesh dhe ishte nga Dardha. Para një viti e gjysmë largohet nga fshati në një shtëpi me qera në qytetin e Korçës. Këtë periudhë ka bashkëjetuar me viktimën deri në momentin që projekton dhe vendos ta masakroje atë.

Të shtunën Gaqo Dumka u vendos në pranga, por prej këtij momenti vështirë se do të përdoret natyrshëm shprehja “ I re me sëpatën e dardharit…”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›