Qeveria jep 100 milion leke per Muzeun Arkeologjik
Qeveria ka akorduar nje fond prej 100 milione lekesh per Muzeun Arkeologjik te Durresit i cili do te pesoje restaurim total per te marre pamje moderne. Punimet parashikohet te perfundojne ne fillim te vitit 2012. Drejtori i Drejtorise Rajonale te Monumenteve te Kultures Ermion Arapi tha per Standard se aktualisht procedurat e tenderimit kane perfunduar dhe ne fillim te muajit prill do te percaktohet edhe firma qe do te realizoje punimet ne muzeun me te pasur te vendit rikonstruksioni i Muzeut Arkeologjik do te perfshije edhe objektet qe ndodhen ne oborrin e tij si kolonat dhe objektet qe jane depozituar ne oborr do te vendosen sipas nje projekti te pergatitur ne Institutin e mbrojtjes se monumenteve. Drejtori Arapi tha se pervec punimeve ndertimore ne godinen 3-kateshe me arkitekture kubiste jane parashikuar edhe ndryshimet e mundshme ne vendosjen e eksponateve te periudhes se antikitetit. Keshtu ne katin e pare te godines ndodhen rreth 2100 objekte qe i perkasin periudhes para themelimit te qytetit deri ne shekullin IV p.e.s.. Gjithashtu nje nga objektivat kryesore te projektit eshte krijimi i pavijonit te mesjetes ne katin e dyte te godines. Objektet qe ndodhen ne fondet e muzeut jane mjaft te rendesishme per historine e qytetit 3000-vjecar vecanerisht ne periudhen e mesjetes se hershme dhe te mesme dhe ekspozimi i tyre parashikohet te shtoje kureshtjen dhe interesimin e vizitoreve te huaj per qytetin antik te Durresit. Muzeu Arkeologjik i Durresit eshte peruruar ne vitin 1953 kurse objekti i ri nisi ndertimin ne vitin 1999 dhe eshte hapur ne vitin 2001.