Masakroi te dashuren 60-vjecari i shpeton burgut perjete
Halim Hykollari akuzohet se masakroi me mjete te forta te dashuren 35-vjecare pasi kjo e fundit refuzoi propozimin per martese
60-vjecari qe masakroi te dashuren per motive xhelozie para 5 muajsh ne nje nga hotelet e Pogradecit do te perfitoje gjykim te shkurtuar. Seancen e djeshme Gjykata e Pogradecit pranoi gjykimin e shkurtuar per 60-vjecarin Halim Hykollari. I moshuari akuzohet se vrau me mjete te forta 5 muaj me pare te dashuren e tij 35-vjecare Mirela Spahiu. Me kete vendim gjykata i ka siguruar te pandehurit mosdenimin me burg te perjetshem ne fund te procesit pasi gjykimi i shkurtuar ka si kusht uljen e 1/3 se denimit. Gjate seances se djeshme 60-vjecari i ka kerkuar trupit gjykues meshire. I moshuari eshte shprehur para trupit gjykues se eshte penduar per krimin e kryer. Nderkohe prokuroria deklaroi se eshte kunder gjykimit te shkurtuar per te akuzuarin duke argumentuar krimin si vrasje me paramendim. Por nderkohe ne fund te seances trupi gjykues i ceshtjes ka pranuar kerkesen e 60-vjecarit per gjykim te shkurtuar. Ngjarja e rende ndodhi ne nje hotel ne periferi te Pogradecit ne fund te muajit qershor kur 60-vjecari Hykollari masakroi nenen e 2 femijeve per motive xhelozie. Vendimi per vitet e denimit qe do te vuaje 60-vjecari Hykollari i akuzuar per vrasjen me mjete te forta te 35-vjecares Mirela Spahiu u shty si pasoje e kerkeses. Ne gjykate i moshuari ka pohuar se e ka vrare nenen e dy femijeve pas refuzimit qe i beri kerkeses se tij per martese. Ne fillim te procesit gjyqesor ndaj 60-vjecarit disa dite pas ngjarjes avokati mbrojtes i autorit kerkoi qe 60-vjecari te mbyllej ne nje spital psikiatrik per shkak se eshte i semure mendor por ky argument nuk u mor parasysh nga gjykata. Halim Hykollari me profesion murator kishte nje lidhje intime me viktimen e cila ishte e ndare prej disa vitesh dhe kishte dy femije. Pas takimit te tyre ne nje hotel ne qytetin e Pogradecit Hykollari e vrau gruan e re duke e goditur me mjete te forta ne koke e me pas u largua nga vendi i ngjarjes.
Ngjarja
Vrasja ndodhi mbremjen e 29 qershorit te ketij viti ne nje hotel ne Pogradec.
Ne baze te deshmive te personave te tjere te familjes si dhe te te njohurve te viktimes hetimet e policise kane nxjerre ne pah se 35-vjecarja Spahiu dhe 60-vjecari Hykellari prej disa kohesh kishin pasur nje lidhje dashurie dhe mbremjen e se martes kane qendruar bashke ne dhomen e hotelit ku edhe ndodhi vrasja. Sipas te dhenave te policise dyshohet se Mirela Spahiu ishte qelluar me cekic dhe me arme te tjera te ftohta e me pas eshte perplasur te koka e krevatit. Nga te dhena te para te ekspertizes mesohet se vdekja e gruas kishte ardhur per arsye se ajo ishte perplasur me koke ne nje cep te shtratit dhe se pas kesaj pasi ka konstatuar vdekjen autori eshte larguar me shpejtesi nga hoteli. Policia beri me dije se mendohej qe kishin te benin me nje krim per motive xhelozie sepse Hykellari dyshonte se 35-vjecarja e tradhtonte pasi ajo i ishte pergjigjur me jo propozimit per martese.