E Shtunë, 31 Tetor 2026

Terheqja e Bashes me pak surpriza ne zgjedhjet e partise

Zhvillimet ne PD

Terheqja e kryebashkiakut te Tiranes Lulzim Basha nga gara e brendshme ne Partine Demokratike sjell forcimin e pozitave te drejtuesve aktuale te partise. Deklaratat e Bashes se nuk do te marre pjese ne garen per nenkryetar dhe sekretar brenda PD-se i japin mundesine disa nga figurave si nenkryetarja Jozefina Topalli dhe sekretari i pergjithshem Ritvan Bode te rizgjidhen ne postet qe mbajne aktualisht. Kjo pasi hyrja e Bashes ne gare do ta veshtiresonte garen per keto figura nisur nga fakti se kryetari aktual i Bashkise se Tiranes rreth tre muaj me pare u shpall edhe personi me i votuar brenda gjirit te demokrateve. Brenda ketij muaji Partia Demokratike do te mbledhe edhe Keshillin Kombetar per te kompletuar procesin e zgjedhjeve te saj duke zgjedhur nenkryetaret dhe aparatin qendror te sekretareve te partise duke perfshire edhe sekretarin e pergjithshem. Nuk dihet ende se cili nga figurat drejtuese ne PD do te rikonfirmohet ne kete gare dhe cili nga te rinjte do te jete pjese e posteve te larta drejtuese. Ajo qe mund te thuhet me siguri lidhet me shanset e medha qe kane per tu zgjedhur si drejtues personat te cilet moren mbeshtetje te larte gjate votimit per Kryesine e partise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›