Mediat: Pritet arrestimi i katër zyrtarëve të lartë të Qeverisë së Kosovës
Kosovë- Ditët e ardhshme pritet arrestimi i të paktën katër zyrtarëve të lartë të Qeverisë së Kosovës, mes tyre edhe ministra.
Kështu raporton gazeta ‘Express’ e cila citon burime nga organi i akuzës duke shtuar se mes të arrestuarve do të jetë së paku një zëvendëskryeministër.
‘Mbi ta rëndojnë dyshime të rënda për korrupsion dhe shpërdorim të detyrës zyrtare’- shkruan gazeta kosovare.
Sipas ‘Ekspress’ burime të gazetës, të afërta me Prokurorinë Speciale të Kosovës, kanë thënë se ky mekanizëm që përbëhet nga prokurorë evropianë dhe kosovarë, është në përfundim e sipër të procedurave të nevojshme ligjore para lëshimit të fletarrestimeve për këta zyrtarë të Qeverisë së Kosovës.
Ne presim që ditëve të ardhshme të arrestohen këta zyrtarë- ka thënë një prokuror ndërkombëtar për Express, të mërkurën. Duke shtuar: Bëhet fjalë për ministra. Por, së paku njëri nga ta mban post të zëvendëskryeministrit.