Ish-Uzina e Traktorëve grumbullon Lojërat e Fatit, taksa për çdo sallë
Tiranë- Të gjitha subjektet e lojërave të fatit që ndodhen në Tiranë do të grumbullohen në territorin e Uzinës së Ndërtimit të Automjetëve apo siç njihet ndryshe ish-Uzina e Autotraktorëve, Shkozë, e cila është në pronësi të Bashkisë
Përmes një njoftimi për shtyp Bashkia e Tiranës thotë i ka propozuar Këshillit Bashkiak, për të shqyrtuar në mbledhjen e datës 6 shtator, vendosjen e një takse të përkohshme për lojërat e fatit.
Taksës së përkohshme të lojërave të fatit i nënshtrohen të gjithë personat fizikë ose juridikë, vendas ose të huaj të licensuar për kryerjen e aktivitetit për lojra fati, në territorin e Bashkisë së Tiranës.Taksa e përkohshme e lojërave të fatit, aplikohet për çdo sallë ku zhvillon veprimtarinë organizatori.
Niveli i taksës së përkohshme të lojrave të fatitaplikohet i diferencuar, sipas ndarjes zonale të hartës së qytetit të Tiranës.Për kazinotë dhe kazinotë elektronike, niveli i taksës deri në datën 31.03.2013 është si më poshtë:
- Për subjektet e zonës A, niveli i taksës është 1.000 lekë/m2;
- Për subjektet e zonës B, niveli i taksës është 700 lekë/m2;
- Për subjektet e zonës C, niveli i taksës është 500 lekë/m2;
Për kazinotë dhe kazinotë elektronike, niveli i taksës pas datës 31.03.2013 është si më poshtë:
- Për subjektet e zonës A, niveli i taksës është 10.000 lekë/m2;
- Për subjektet e zonës B, niveli i taksës është 7.000 lekë/m2;
- Për subjektet e zonës C, niveli i taksës është 5.000 lekë/m2;,-thuhet në njoftimin e Bashkisë.
Teksa për këta subjekte që do të ushtrojnë aktivitetin e tyre në territorin e Uzinës së Ndërrimit të Automjeteve (UPNA – ish uzina e Autotraktorëve Shkozë), nuk do të aplikohet taksa e përkohshme e lojrave të fatit, referuar pr/vendimit të bahskisë më të amdhe në vend.
Bashkia njofton se subjektet e kategorisë së lojërave të fatit, kazino dhe kazino elektronike që zhvendosin aktivitetin e tyre në territorin e Uzinës së Ndërrimit të Automjeteve (UPNA – ish uzina e Autotraktoreve Shkozë), përfitojnë rimbursim të pagesava të kryera të kësaj takse.
“Si më poshtë:
- Për zhvendosjen brenda datës 31 Dhjetorit 2012, rimbursohen në vlerën 100% të
pagesës së kryer nga hyrja në fuqi e kësaj takse;
- Për zhvendosjen brenda datës 31 Mars 2013, rimbursohen në vlerën 50% të pagesës së
kryer nga hyrja në fuqi e kësaj takse;
Për lojërat e tjera të fatit si, baste sportive, baste për gara në pistë, lotari kombëtare, bingo tradicionale dhe bingo televizive, niveli i taksës është 5000 lekë/muaj. Pas miratimit në Këshillin Bashkiak, ky vendim hyn në fuqi më datën 1 tetor 2012″,-thuhet në deklaratë.
Sipas Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojrave të Fatit, aktualisht në Bashkinë e Tiranës ushtrojnë aktivitet 20 kazino elektronike të licensuara, me 81 salla me kompjutera dhe makina elektronike, 7 subjekte të licensuara për baste sportive, me 801 pika shitjeje si dhe 10 bingo. Sipas Bashkisë Tiranë në vendim i tillë synon të minimizojë pasojat e rënda shoqërore dhe komunitare që rrjedhin nga këto subjekte që po konkurojnë edhe furrat e bukës apo dyqanet e mishit dhe fruta-perimeve për nga numri i shtuar.
/IDEA/