E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkrumbohet nga flakët hoteli më i vjeter në Paris

PARIS- Një prej hoteleve më të vjetër në Paris u përfshi nga flakët, ndërsa më shumë se 170 punonjës të zjarrfikëses punuan gjatë gjithë natës për të shuar zjarrin.

Ende nuk është qartësuar se cfarë e shkaktoi zjarrin në hotelin Lambert që është ndërtuar në vitin 1640. Ky hotel ka një histori të pasur sepse shume artistë, shkrimtarë dhe poetë kanë qëndruar aty. Nga viti 2007 hotel Lambert ishte në pronësi te princit Abdullah Al Thani të Katarit.

Operacioni për shuarjen e zjarrit u bë më i vështirë për shkak se hoteli nuk i ishte nënshtruar rinovimit. Parizienët u shprehën të trishtuar për djegien e hotelit historik ku ka qëndruar edhe kompozitori i njohur Shopen apo filozofi Volter.
(e.m/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›