Zbatim vetëm nëpërmjet iniciativës së re ligjore
17/11/2009 Karta e Pacientit
Ekzistenca dhe zbatimi i Kartës së Pacientit, që garanton të drejtat dhe detyrimet për ofrimin e shërbimeve, vijon të mbetet një projekt i hedhur vetëm në letër. Ndërkohë që kanë qenë të shumta premtimet e bëra nga drejtuesit e njëpasnjëshëm që kanë ardhur në krye të dikasterit shëndetësor për zbatimin e kësaj karte, gjithçka ka mbetur vetëm në kuadrin e deklaratave. Mungesa e një kuadri të rregullt ligjor në këtë aspekt është shoqëruar dhe me probleme të shumta në dhënien e shërbimeve për pacientët shqiptar. Megjithatë, përkundrejt kësaj situate drejtuesit aktual të Ministrisë së Shëndetësisë kanë pohuar se do të hartohet legjislacion i ri, i cili do të përmbajë detyrimet dhe të drejtat që duhet të rrjedhin nga zbatimi i Kartës së Pacientit. Për këtë kreu i Ministrisë, Petrit Vasili, ka kërkuar që hartimi i kartës të mbështetet në bazë ligjore, sepse vetëm në këtë formë pacientit do t’i njihen të drejtat e tij, në të kundërt çdo gjë do të mbetet në letër. “Një hap i ri që hedhim është që ta vendosim këtë kartë në vijën e duhur me raportin e të drejtave që lidhen në radhë të parë me atë që quhet rregullim juridik. E kaluar dhe e miratuar si shumë të tjera në vite, nuk sjell progres. Po s’i dhamë këtë fuqi kësaj karte, mbetemi deklarativ. Karta ka elemente deklarative, por dhe shumë të drejta. Të drejtat duhen garantuar me akte përkatëse ligjore”, - ka pohuar Vasili.
Në vendet e Komunitetit Evropian si dhe shumica e shteteve fqinje kanë miratuar me kohë me ligj kartën e të drejtave të pacientit për fëmijët dhe të rriturit. Ne vendin tonë shpesh janë marrë iniciativa për ta pasur një dokument të tillë, por këto iniciativa kanë qenë thjesht në nivelin e fushatave promovuese të të drejtave të pacientit.
Gripi i derrave
Virusi i gripit të derrave po përhapet me ritme të shpejta edhe në endin tonë. Gjatë ditës së djeshme janë konfirmuar edhe 20 raste të tjera, analizat e të cilave janë bërë gjatë fundjavës, duke e çuar në 96 numrin e pacientëve të prekur. Problematike mbetet situata në shkolla, ku pohohet se përhapja mund të jetë edhe më e lartë sesa raportimet e bëra.
Ndëshkimet
Zbatimi i ligjit të duhanit do të shoqërohet me masa të forta ndëshkuese edhe për pacientët, në rast se nuk respektojnë rregulloren. Një tjetër urdhër është ndërmarrë nga dikasteri i shëndetësisë, ku përcaktohet se të gjithë pacientëve që do të gjenden duke konsumuar cigare në spitale do tu ndërpritet menjëherë trajtimi dhe kurimi, duke i nxjerrë jashtë spitalit.