Zbatimi i sistemit të Bolonjës problematik
17/11/2009 Universitetet kërkojnë ndryshimin e ligjit të arsimit të lartë në përputhje me këtë sistem
Kërkohet heqja e detyrimit për kohëzgjatjen 3+2 të studimeve në të gjitha fakultetet
Zbatimi i kartës së Bolonjës në arsimin e lartë është shoqëruar me probleme të shumta, fakt ky që është pohuar zyrtarisht edhe nga drejtuesit e vetë universiteteve. Pas protestave të njëpasnjëshme që kanë shpërthyer në fakultetet mbi procesin akademik dhe pranimet në ciklet e masterave, ekspertët e arsimit kanë kërkuar ndryshime të ligjit të arsimit të lartë në përputhje dhe me kriteret dhe detyrimet që parashikon sistemi i Bolonjës. Në aktivitetin e zhvilluar gjatë ditës së djeshme profesorët e Universitetit të Tiranës kanë kërkuar rishikimin e ligjit të arsimit të lartë, i cili duhet të përputhet me ciklet e studimit. Konkretisht është kërkuar që kjo përshtatje të jetë e ndryshme në varësi të fakulteteve, të cilat gjithashtu zbatojnë programe të ndryshme nga njëra-tjetra. Lidhur me këtë kërkesë rektori i UT-së, Dhori Kule, është shprehur se cikli i parë trevjeçar sipas Bolonjës duhet të ndryshojë në varësi të fakulteteve, ashtu siç veprohet dhe në universitetet e tjera evropiane që e zbatojnë këtë sistem. Sipas rektorit, problematika ka ardhur për shkak të mospërshtatjes së cikleve të studimit sipas sistemit të Bolonjës. “Ministrat, kur kanë nënshkruar këtë dokument, kanë miratuar që cikli i parë i studimeve është të paktën tre vjet. Asnjë vend tjetër nuk e ka parashikuar që të jetë domosdoshmërish dhe saktësisht tre vjet cikli i parë i studimeve. Kemi gjetur tashmë përkrahje dhe mbështetje edhe nga Ministria e Arsimit për të bërë rishikimet përkatëse të ligjit, që të vijnë në përputhje me implementimin e procesit të Bolonjës", - ka pohuar Kule. Vetë drejtuesit e fakulteteve pranojnë se zbatimi i detyrimeve që sjell Bolonja nuk është realizuar, çka ka shkaktuar shfaqjen e probleme, ku ndër më problematiket mbetet kohëzgjatja e studimeve 3+2, e cila nuk mund të zbatohet për të gjitha institucionet e arsimit të lartë. Kjo pasi fakultetet duhet të ndryshojnë edhe një herë nga e para gjithë programet.
Kohëzgjatja
Ndonëse ka më shumë se 6 vjet që është aplikuar zbatimi i sistemit të Bolonjës në universitetet shqiptare, janë të shumta problemet që nuk janë zgjidhur. Kjo veçanërisht për kohëzgjatjen e studimeve, e cila nuk mund të vendoset detyrimisht e njëjtë për të gjitha fakultetet. Disa fakultete si ai i Mjekësisë apo i Drejtësisë, ku mësimi nuk mund të zhvillohet sipas sistemit 3+2 për shkak të programeve akademike që zhvillojnë. Zbatimi i këtij sistemi duhet të shoqërohet me ndryshimin tërësor të programeve, çka është shumë e vështirë që të realizohet në pak vjet, pasi ndikon në cilësi.
Caktimi i buxhetit
Sipas drejtuesve të vetë universiteteve, nga zbatimi i sistemit të Bolonjës është evidentuar edhe një tjetër problem, që ka të bëjë me faktin se ciklet e studimit nuk mund të përballohen vetëm me buxhetin e shtetit. Sipas rektorit Kule, ciklet e dyta dhe të treta duhet të menaxhohen nëpërmjet buxheteve të vetë universiteteve. “Ne kemi përqafuar masivizimin me të dy aktorët: universitetet publike dhe jo publike, por masivizimi në vetvete, nëse numri i studentëve në universitetet publike është dyfishuar, kjo kërkon njëkohësisht dyfishim të buxhetit të shtetit për këtë cikël", - ka deklaruar rektori Kule. Mangësitë e shfaqura
Gjatë dy viteve të fundit kanë qenë të shumta protestat masive të zhvilluara nga studentët për shkak të problemeve të shfaqura nga zbatimi i këtij sistemi. Ndër më problematiket kanë qenë ndarja e padrejtë e programeve të nivelit të dytë dhe të tretë, të cilat në publik janë çelur vetëm këtë vit pas mungesës trevjeçare. Shumë prej studentëve e kanë të pamundur që të ekuivalentojnë notat e marra për programe të caktuara që kanë ndjekur në sistemin me kredite.