KE-ja të nisë shqyrtimin e aplikimit
17/11/2009 Ministrat e Jashtëm të BE-së mbështesin kërkesën për statusin e vendit kandidat
Vendimi shpreh mbështetjen ndaj ecurisë së reformave në vendit tonë
Ministrat e Punëve të Jashtme të 27 vendeve të Bashkimit Evropian kanë miratuar dje në Bruksel shqyrtimin e kërkesës së Shqipërisë për statusin e vendit kandidat. Gjatë mbledhjes së djeshme shefat e diplomacive të vendeve të bllokut përmes këtij vendimi kanë ndezur dritën jeshile për marrjen në konsideratë të aplikimit nga ana e strukturave më të larta të BE-së. Ministrat e Punëve të Jashtme i kanë kërkuar Komisionit Europian të nisë përgatitjen e procedurave në nevojshme për të vlerësuar nivelin e Shqipërisë në këtë proces shumë të rëndësishëm, madje jetik të udhës së integrimit evropian. Mësohet se gjatë kësaj mbledhjeje nuk ka pasur asnjë oponencë ndaj vendimit të rëndësishëm. Ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së kanë konfirmuar në këtë mënyrë mbështetjen e tyre për vijimin e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Vendimi shpreh mbështetjen e këtyre vendeve ndaj ecurisë së reformave të vendit tonë. Kërkesa e ministrave ndaj Komisionit Europian për të nisur procedurat për shqyrtimin e kërkesës së Shqipërisë për statusin e vendit kandidat vjen pas shumë deklaratave publike mbajtur nga zyrtarët më të lartë europianë. Ky vendim parashikohej të merrej disa javë më parë, por ajo që pengoi zyrtarët e BE-së ishte mungesa e konstituimit të parlamentit gjerman. Megjithatë, vetë kancelarja Angela Merkel në një takim që pati me kryeministrin Sali Berisha shprehu angazhimin e saj për të bërë gjithçka për konstituimin e parlamentit brenda muajit nëntor. Vendimi i ministrave të Jashtëm të 27 vendeve anëtare të BE-së erdhi pothuajse 9 muaj pasi kryeministri Sali Berisha i dorëzoi zyrtarisht kërkesën për statusin e vendit kandidat kryeministrit të Çekisë, zotit Mirek Topolanek, vendi i të i cilit mbante presidencën e radhës së BE-së. Pas këtij vendimi KE-ja do të nisë procedurat për shqyrtimin e kërkesës dhe gjithashtu do t’i dërgoi Tiranës zyrtare pyetësorin, nga i cili do të vlerësojë ecurinë e reformave në Shqipëri.
Ambasadori Lohan
“Shqipëria ka një mundësi reale në procesin e liberalizimit të vizave. Shqipëria ka formuluar strategji për integrimin, por autoritetet shqiptare duhet të jenë më aktive për realizimin e këtyre strategjive dhe duhet të shkojnë përtej zbatimit të strategjive. Duhet një bashkëpunim midis agjencive të zbatimit të ligjit. Shqipëria ka shënuar progres, veçanërisht në sigurimin e dokumenteve. Por reformat do të ndiqen hap pas hapi. Hyrja në Bashkimin Europian nënkupton investime. E kërkon një konsolidim të shtetit demokratik. Ne do të ndjekim çdo hap që do hedhë Shqipëria.”
Ministri Meta:
“Fakti që lëvizja pa viza e qytetarëve shqiptarë drejt hapësirës ‘Shengen’ konsiderohet një proces jetik për shoqërinë tonë, nuk përbën më surprizë për askënd. Shqipëria, si një vend që ka përjetuar izolimin më të madh dhe më të gjatë nga të gjitha vendet e tjera të bllokut lindor, pa dyshim ka dhe sensiblitetin më të madh dhe përjetimin më të thellë të çdo procesi, propozimi dhe vendimi që lidhet me liberalizimin e vizave. Besoj se ky kontekst e vetëshpjegon më së mirë pikënisjen e ndryshme që ne patëm me vendet e tjera të rajonit në dialogun për liberalizimin e vizave si dhe arsyen pse për shumicën e qytetarëve shqiptarë sot hyrja në listën e bardhë ‘Shengen’ njehsohet me hyrjen në BE.”
Raporti i progresit
Komisioni Evropian në raportin e progresit, publikuar në mesin e muajit të kaluar, shprehet se Shqipëria ka arritur të përmbushë shumicën e standardeve evropiane në zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit. Sipas asaj çka thuhet në dokument, rezulton se panorama e përgjithshme e marrëdhënieve Shqipëri–BE është inkurajuese dhe zbatimi i marrëveshjes së MSA-së po ecën me ritmet e duhura. Sipas raportit, Shqipëria ka vazhduar të përparojë në trajtimin e kritereve politike, sipas partneritetit evropian. Por raporti vlerëson se Shqipëria ka ende rrugë për të bërë, sidomos në aspektet që kanë të bëjnë me shtetin e së drejtës, infrastrukturën apo klimën e biznesit.
Tryeza “Regjimi pa viza për Shqipërinë, hapat e fundit”
Meta: Qeveria e angazhuar për të arritur standardet
Ambasadori Lohan mendon se Shqipëria ka bërë hapa përpara
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Ilir Meta ka deklaruar gjatë tryezës “Regjimi pa viza për Shqipërinë, hapat e fundit” se qeveria shqiptare është tërësisht e angazhuar për të plotësuar të gjitha kërkesat në funksion të procesit të liberalizimit të vizave. Meta ka përshëndetur vendimin e Parlamentit Europian, marrë në bazë të raportit të eurodeputetes sllovene Tanja Fajon, për eliminimin e sistemit të vizave për të gjitha vendet e rajonit, përfshirë Shqipërinë. Ai ka theksuar se “qeveria është e vendosur të bashkëpunojë me opozitën për vetë rolin e pazëvendësueshëm që ajo ka në proceset e integrimit evropian, si dhe me çdo aktor tjetër të interesuar për mbylljen me sukses të procesit të liberalizimit të vizave.” Meta theksoi se në raundin e vlerësimeve të para në maj 2009 Komisioni Europian vlerësoi se Shqipëria kishte bërë progres, por gjithashtu evidentoi disa sektorë, ku nevojitej progres i mëtejshëm. Ai tha se që nga ajo periudhë ka pasur një angazhim maksimal dhe tërësor për plotësimin e detyrimeve të mbetura nga Udhërrëfyesi. Gjatë këtij takimi ambasadori i Komisionit Europian në Tiranë, Helmut Lohan, ka theksuar se institucioni që përfaqëson vlerëson faktin e vëmendjes së posaçme që qeveria shqiptare u ka kushtuar reformave, të cilat kanë për qëllim realizimin e liberalizimit të vizave. “Shqipëria ka bërë hapa përpara në sigurinë e dokumenteve, por sfida qëndron në nivelin e zbatimit të reformave. Shqipëria duhet të provojë se reformat janë zbatuar dhe se janë të qëndrueshme”, deklaroi ai. Sipas Lohan, KE-ja do të vlerësojë çdo hap të bërë për të siguruar një vlerësim objektiv. Ai tha se, nëse detyrimet janë përmbushur, KE-ja do të dërgojë një rekomandim pozitiv ne mesin e vitit 2010 për liberalizmin e regjimit të vizave. Gjatë këtij takimi eurodeputetja Tanja Fajon ka deklaruar se Shqipëria nuk duhet të humbasë kohë për një regjim pa viza, duke shprehur mbështetjen politike të Parlamentit Evropian për vendin tonë. “Shqipëria nuk është më e izoluar. Ne jemi të shqetësuar për mungesën e dialogut midis opozitës dhe maxhorancës në Parlament. Jemi të shqetësuar për bojkotin e opozitës”, - tha Fajon.